Replika dhe kundër-replika janë zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalën e tij tha se kryeministri më shumë ka biseduar me presidentin e Serbisë për këtë temë se që ka diskutuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës në parlament.
Ai tha se Kurti e pranoi sot Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Asociacioni po bëhet. Këto gjashtë kushte kanë një emër. Janë pjesë e marrëveshjes së vitit 2015”, tha Abdixhiku.
Pas kësaj, ka reaguar Kurti duke thënë se është e padrejtë nga Abdixhiku që të përmendet vetëm një kusht, derisa i ka listuar edhe pesë të tjera.
“Abdixhiku qëllimisht po deformon fjalimin tim”, tha kryeministri, derisa ripërmendi gjashtë kushtet për zbatimin e Asociacionit.
“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën por janë edhe pesë kushte të tjera. Ai nuk bën të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin. Çfarëdo të drejte që kanë serbët në Kosovë duhet të kenë edhe shqiptarët në Serbi. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës”, raporton Telegrafi.
Ai thotë se Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.
Abdixhiku në kundër replikën e tij thotë se Kurti edhe njëherë në fjalimin e tij nuk e mohoi thelbin e problemit.
“Kurti nuk e mohoi themelimin e Asociacionit”, shtoi ai.
Kryetari i LDK-së tutje kritikoi njërën prej kushteve të vendosura nga Kurti, përkatësisht atë për çarmatosjen e veriut.
Abdixhiku tha se kjo nuk është çështje për dialog me Serbinë, por është detyrë e Kurtit dhe organeve të rendit që ta bëjnë një gjë të tillë.
Ndërsa kryeministri në kundër reagimin ndaj Abdixhikut tha se nuk mund të bëjnë luftë në veri për të hequr armët dhe se kjo çështje preferohet të zgjidhet me dialog.
“Albin a je i vetëdijshëm që je kryeministër edhe i veriut të Kosovës, që heqja e armëve atje është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe organeve të rendit, nuk është çështje e dialogut me Serbinë, a e din këtë gjë? Si është kusht kjo e dialogut?”. Jo 6 por 22 udhëzime i ke nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ka polarizim më të madh në dy tri fjali tua se sa sot. Njëherë thua se do ta implementoj marrëveshjen e 2012, më pas Asociacion të Sharrit, Bjeshkëve të Nëmura, a je i vetëdijshëm çfarë po flet, si me i pas 2 pole të mendimeve me një vend, a je mirë?”, shtoi Abdixhiku në kundër replikën e tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'