LAJMI I FUNDIT:

Ndodh puthja – Luizi dhe Kiara ‘martohen’ në Big Brother VIP Albania

Ndodh puthja – Luizi dhe Kiara ‘martohen’ në Big Brother VIP Albania

‘Vëllai i Madh’ ua ka dhënë ditën e sotme (e mërkurë) banorëve një detyrë për të improvizuar një dasmë, ku duhej të zgjidhnin nusen dhe dhëndrin.

Nusja u vendos të ishte Kiara, ndërsa dhëndri Luizi – meqë dyshja nisën një njohje brenda këtij formati.


Ata bënë një dasmë tradicionale teksa Kristi ishte në rolin e priftit për të thënë ritualet, deri në momentin që ata duhet t’i thonin ‘PO’ njëri-tjetrit.

Foto: Screenshot/Facebook

Pas kësaj, ata shkëmbyen puthje në buzë duke e bërë kështu edhe më të veçantë këtë moment.

Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli

Për të festuar dasmën e tyre i ftuar në shtëpi është këngëtari i njohur shqiptar, Altin Shira.

Foto: Screenshot/Facebook

Kjo pasi artisti nga Shkodra e kishte kërkuar prej disa ditësh pasi fitoi në një sfidë të caktuar nga Big Brother.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë rrjedhë raporti i tyre, nëse ata do të jenë çifti i parë i edicionit të dytë të BBVA. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook
Foto: Screenshot/Facebook
Foto: Screenshot/Facebook