Kina u shpreh se është “thellësisht e shqetësuar” nga njoftimet se Shtetet e Bashkuara po marrin masa të mëtejshme për të kufizuar shitjet e teknologjisë amerikane për kompaninë Huawei, një kompani e teknologjisë të cilën zyrtarët amerikanë e kanë shpallur prej kohësh një rrezik për sigurinë kombëtare, për shkak të mbështetjes që mendohet se i jep operacioneve të spiunazhit të qeverisë kineze.
Departamenti amerikan i Tregtisë i ka informuar kompanitë amerikane se nuk do të japë më liçenca për eksportimin e teknologjisë për kompaninë Huwaei, duke e izoluar kështu kompaninë me seli në Shenzen nga furnizimet që i nevojiten për produktet e saj.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Tregtisë nuk i janë përgjigjur ende kërkesës së Zërit të Amerikës për t’i konfirmuar këto njoftime. Por, vëzhguesit thonë se kjo lëvizje mund të jetë taktika më e fundit gjeo-ekonomike e administratës së presidentit Joe Biden, ndaj së cilës është shtuar presioni nga republikanët për të dalë fitimtarë në konkurrimin me Kinën.
Masat ndaj kompanive kineze filluan me administratën e ish-presidentit Donald Trump, i cili në vitin 2019 e shtoi kompaninë Huawei në listën e zezë të eksporteve, por bëri disa përjashtime që disa kompani amerikane, përfshirë kompanitë Qualcomm dhe Intel, të ofronin liçenca për teknologjinë jo-5G.
“Që kur mori detyrën në vitin 2021, presidenti Biden ka marrë një përqasje edhe më agresive se paraardhësi i tij. Tashmë administrata e presidentit Biden duket se po orientohet drejt një ndalimi total të të gjitha eksporteve të teknologjisë për kompaninë Huawei”, tha Sam Howell, e cila është studiuese për shkencën e informacionit kuantik në Qendrën për Teknologjinë e Sigurisë së Re Amerikane dhe për Programin e Sigurisë Kombëtare.
“Këto kufizime të reja, nga sa kuptojmë deri më tani, do të përfshijnë objekte nën nivelin 5G. Pra, objekte 4G, Wi-Fi 6 dhe 7, inteligjencën artificiale, kompjuterët e nivelit të lartë si dhe kapacitetet për ruajtjen e informacionit në distancë”, shtoi ajo.
Nëse Departamenti i Tregtisë e vendos këtë masë ndalimi, do të ketë ndoshta kundër-reagim nga kompanitë amerikane të cilave do t’u preken drejtpërsëdrejti të ardhurat. Aktualisht, kompanitë Intel dhe Qualcomm vazhdojnë të shesin mikroqarqe që përdoren për kompjuterët portativë dhe telefonat që prodhon Huawei.
Fitorja përballë konkurrentëve kinezë
Lëvizja më e fundit amerikane ndaj Huaweit është pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’ia kaluar Kinës në sektorin e teknologjisë së avancuar.
Në tetor, Presidenti Biden vendosi kufizime të mëdha për ofrimin e gjysmëpërçuesve të avancuar dhe pajisjeve për prodhimin e mikroqarqeve për kompanitë kineze, duke u përpjekur kështu të ruajë dominimin, në veçanti për sa i përket mikroqarqeve më të avancuara. Administrata e tij po merr mbështetje për këtë përpjekje, në veçanti nga Holanda, Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani, ku kanë selinë kompani të rëndësishme që luajnë role jetike në zinxhirin e furnizimit të këtij sektori.
Zyrtarët amerikanë thonë se kufizimet ndaj eksporteve janë të nevojshme pasi Kina mund t’i përdorë gjysmëpërçuesit për të avancuar sistemet e saj ushtarake, përfshirë armët e shkatërrimit në masë, si dhe të bëjë shkelje të të drejtave të njeriut.
Kufizimet e tetorit 2022 pasuan ato të vendosura nëpërmjet ligjit që presidenti Biden nënshkroi në fuqi në muajin gusht, i cili ua kufizon kompanive që marrin subvencionime amerikane investimin dhe shtrirjen në bizneset që prodhojnë mikroqarqe në Kinë. Ligji ofroi gjithashtu 52 miliardë dollarë fonde për të forcuar sektorin vendas të gjysmëpërçuesve.
Pekini ka investuar shumë në sektorin e tij të gjysmëpërçuesve, dhe pritet të investojë 1.5 trilionë dollarë në teknologjitë e avancuara, në përpjekje për të arritur një nivel prej 70 për qind vetëmjaftueshmërie për gjysmëpërçuesit, brenda vitit 2025.
Në objektiv edhe TikToku
TikTok, një aplikacion i medieve sociale në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, që ka krijuar një audiencë masive në veçanti mes të rinjve amerikanë, është gjithashtu në vëmendjen e ligjvënësve amerikanë për shkak të dyshimeve se mund të përdoret si mjet për zbulimin e jashtëm apo influencën e Kinës.
Drejtori ekzekutiv Shou Zi Chew pritet të paraqitet më 23 mars në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë dhe Tregtinë për të dëshmuar për privatësinë e klientëve të TikTokut dhe praktikat për sigurinë e të dhënave, për ndikimin e kësaj platforme tek fëmijët, si dhe për marrëdhënien e tyre me Partinë Komuniste Kineze.
Ligjvënësit janë të ndarë nëse duhet ndaluar apo lejuar ky aplikacion popullor, që është instaluar në mbi 100 milionë celularë në Shtetet e Bashkuara, apo nëse duhet ta detyrojnë kompaninë që t’i shitet një blerësi amerikan.
Më herët në janar, Kongresi krijoi Komisionin e posaçëm për Kinën, që ka detyrën të punojë me legjislacionin për të luftuar rreziqet nga një Kinë në rritje.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet me zyrtarët kinezë javën e ardhshme në Pekin. Kjo do të jetë vizita e tij e parë që nga viti 2018 dhe synon të ruajë linja të hapura komunikimi ndërsa po rriten tensionet SHBA-Kinë. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?