Abbas Gallyamov, njeriu që dikur shkroi fjalimet e presidentit rus Vladimir Putin dhe njëherit i njohur si analist politik, gjatë një bisede me CNN ka theksuar se ekziston mundësia që në Rusi të ndodhë një grusht-shtet.
Ai është i bindur se rusët do të kërkojnë dikë për ta fajësuar për humbjet e mëdha ushtarake në fushëbetejë në Ukrainë, si dhe për problemet ekonomike të shkaktuara si pasojë e sanksioneve të vendosura nga perëndimi, transmeton Telegrafi.
“Ekonomia ruse është në kolaps. Lufta është e humbur. Gjithnjë e më shumë të vdekur po kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë një shpjegim se pse po ndodh kjo, duke parë përreth proceseve politike dhe do t’i thënë vetes: “Epo, sepse vendi ynë udhëhiqet nga një tiran i vjetër, një diktator i vjetër”, tha Gallyamov, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.
“Në këtë pikë unë mendoj se një grusht-shtet ushtarak do të bëhet i mundur”, shtoi ai duke theksuar se “grusht-shteti ushtarak mund të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm”.
“Kur situata politike ndryshon dhe kur një president i urryer jopopullor është në krye të vendit dhe lufta është vërtet jopopullore dhe për këtë duhet derdhur gjak, në atë moment një grusht-shtet bëhet mundësi reale”, vazhdoi ai.
Ai supozon se Putini mund të anulojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në mars të vitit 2024.
“Gjykuar nga veprimet e tij, kur ai e përshkallëzon situatën në mënyrë të panevojshme për diçka, ai me të vërtetë mund të anulojë zgjedhjet. Pa një fitore ndaj Ukrainës, ai do të përballet me vështirësi. Rusët nuk kanë nevojë për të, nëse ai nuk është i fortë. Ai me të vërtetë mund të deklarojë gjendje e jashtëzakonshme dhe të anulojë zgjedhjet”, përfundoi Gallyamov. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rriten rastet e gripit në Rumani, autoritetet lëshojnë alarmin
“A doni që unë të shkoj të notoj?”, Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së
Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve