LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Juve duhet të jetë i vetëdijshëm për situatën ku gjendet

Allegri: Juve duhet të jetë i vetëdijshëm për situatën ku gjendet
(Foto: Getty Images)

Massimiliano Allegri e ka paralajmëruar skuadrën për pozitën në të cilën gjendet, pas humbjes nga Monza në Allianz Stadium (2-0).

Pos 15 pikëve të hequra, Zonja e Vjetër ka pësuar dy humbje dhe një barazim duke rënë në pozitën e 13-të në renditjen tabelare.


“Nuk mendoj se ndonjëherë kemi zhvilluar një gjysmë të parë si kjo dhe duhet të reflektojmë në lidhje me këtë. Shkoi më mirë pas pushimit, por duhet ta pranojmë përgjegjësinë për paraqitjen e përgjithshme”.

“Në tri ndeshje kemi marrë një pikë, kemi pranuar 10 gola duke përfshirë disa shumë të lehtë, si sot (e diel). Ishim të plogësht dhe nuk reaguam as pas golit të parë që iu anulua, që ishte një paralajmërim”.

(Foto: Getty)

“Kemi bërë shumë gabime dhe nuk kemi pasur mentalitetin e duhur, por qëndrimi në pjesën e dytë ishte krejtësisht ndryshe. Çdo ndeshje është vendimtare, ne duhet të dalim nga kjo vorbull sa më shpejt të jetë e mundur”.

Nuk këndellet Juventusi, mposhtet në shtëpi nga Monza
Lexo po ashtu Nuk këndellet Juventusi, mposhtet në shtëpi nga Monza

“Kemi një pikë nga tri xhiro dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Ne ishim të pamposhtur në shtëpi deri më tani. Monza është një skuadër e mirë, por ne nuk mund t’i pranojmë dy gola kaq lehtë”.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për pozicionin që kemi në tabelë në këtë moment”, ka deklaruar Allegri për DAZN. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori