LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Al-Nassr, Garcia fajëson Ronaldon pas humbjes ndaj Al-Ittihad

Trajneri i Al-Nassr, Garcia fajëson Ronaldon pas humbjes ndaj Al-Ittihad

Rudi Garcia mendon se humbja e një rasti nga Cristiano Ronaldos në pjesën e parë ishte pika e kthesës në humbjen ndaj Al-Ittihad në Superkupën e Arabisë Saudite.

Ronaldo duroi një natë frustruese pasi Al-Nassr u eliminua nga Superkupa e Arabisë Saudite pas një humbjeje 3-1 ndaj Al-Ittihad.


Sulmuesi portugez kishte rast ideal për gol në pjesën e parë, por nuk arriti të gjente rrjetën pasi Romarinho kishte kaluar Al-Ittihad në avantazh brenda 15 minutave.

Ronaldo ende pa gol në ndeshjet zyrtare me Al Nassr, skuadra e tij eliminohet nga Superkupa
Lexo po ashtu Ronaldo ende pa gol në ndeshjet zyrtare me Al Nassr, skuadra e tij eliminohet nga Superkupa

Garcia mendon se rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse Ronaldo nuk do të dështonte në atë moment vendimtar.

“Një nga gjërat që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes ishte mundësia e humbur e Cristiano Ronaldos në pjesën e parë”, ka thënë Garcia pas ndeshjes.

Al-Ittihad e shfrytëzoi në maksimum këtë dhe dyfishoi epërsinë e tyre para pushimit me Abderrazak Hamdallah. Anderson Talisca ngushtoi shifrat në minutën e 67-të, por goli i Muhannad Shanqeeti vulosi rezultatin 3-1.

Ish-ylli i Manchester Unitedit do të shpresojë të shënojë golin e tij të parë për Al-Nassr të premten e ardhshme, kur ata do të përballen me Al-Fateh në Superligën Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori