LAJMI I FUNDIT:

Juristët thonë se drafti i Asociacionit i sjell probleme Kosovës, po krahasohet me Republikën Serbe

Juristët thonë se drafti i Asociacionit i sjell probleme Kosovës, po krahasohet me Republikën Serbe

Juristët dhe analistët politikë e shohin si problematikë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por megjithatë nuk shohin ndonjë alternativë për ta anashkaluar atë. Si opsion përmendet edhe dorëheqja e Kurtit për të refuzuar themelimin e tij.

Kryeministri Albin Kurti nënvizoi sot se asnjë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk mund të ketë përparësi ndaj marrëveshjeve tjera.

Kurti tha se diplomatët po këmbëngulin që marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të theksohet më shumë.


Analistët në “Debat Plus” kanë thënë se Asociacioni i komunave serbe siç është prezantuar në draftstatutin e FES-it gjerman do t’i sjellë problem, Kosovës, por sipas tyre nuk mund të krahasohet me Republikën Serbe në Bosnje.

Themelimi i Asociacionit me Shumicë të Komunave Serbe, sipas juristit Bardhyl Hasanpapaj, është obligim ndërkombëtar për Kosovën.

Ai në “Debat Plus”, ka thënë se Kosova nuk mund ta shmangë themelimin e tij

“Kosova nuk do të mund ta shmangë një detyrim të tillë ndërkombëtar për të themeluar një asociacion, qoftë me këto dispozita apo me ndryshime që mund të bëhen nga angazhimi i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira
Lexo po ashtu Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

Hasnpapaj ka thënë se çështja e themelimit të Asociacionit duhet të demitizohet, dhe se sipas tij ai duhet të zbërthehet në diskutime konkrete, për statusin e tij dhe raportin e tij me Kushtetutën e Kosovës.

Ish ministri Dardan Gashi ka thënë se nëse Qeveria pranon një draft dokumente siç është prezantuar ky nga FES, Kosova do të ketë problem.

“Asociacioni do të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në zhvillim, ekonomik, arsim, kujdes shëndetësor dhe social. Pra një OJQ do të merret edhe me tensionet. Pra një statut me 28 faqe nuk është më statut, por njëfarë kushtetute. Pra ky Asociacioni është shtet, pos që nuk ka ushtri dhe polici”.

Megjithatë Gashi thotë se ky Asociacon nuk i ngjason Republikës Serbe të Bosnjës.

“Republika Serbe ka ushtri, polici e territor të definuar. Ky i joni nuk është i tillë. Por mund të them se ky Asociacion nuk është i pa sherr”, deklaroi Gashi.

Juristi Armend Shkoza thotë se drafti për Asociacionin që është prezantuar para publikut paraqet nivel të tretë të pushtetin në Kosovë.

Rohde: Kosova të bëjë një propozim për Asociacionin që nuk cenon sovranitetin, ndryshe veprojnë të tjerët
Lexo po ashtu Rohde: Kosova të bëjë një propozim për Asociacionin që nuk cenon sovranitetin, ndryshe veprojnë të tjerët

“Është një nivel i tretë i pushtetit, pasi inigrencat e pushtetit lokal që i takojnë komunave e që Kushtetua e i njeh si njësi themelore, kompetencat që janë të paraparë me këtë draft dhe që janë të sanksionuara me nenin e 3, janë në përputhshmëri me kompetencat me pushtetin lokal. Pra ne jemi duke krijuar një njësi të re administrative, edhe pse ky draft ka pasur tendenca, që psh. në raport me kontrollin e financave të Zajednicës, që të ushtrojë kontroll përmes zyrës së Auditorit, zyrës Kombëtare të Auditorit”, ka thënë ai.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë Asociacioni i propozuar nga FES i shkakton probleme sistemit tonë të brendshme, por sipas tij nuk mund ta dimë efektin që mund ta ketë në funksionalitetin e shtetit.

FES propozon një Draft-statut për Asociacionin, duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës (dokument)
Lexo po ashtu FES propozon një Draft-statut për Asociacionin, duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës (dokument)

“Ndoshta edhe mund të ndahet nesër veriu, nuk bëhet nami. Por kompetencat që do t’i merr Asociacioni shpresojmë se nuk do ta pengojë funksionalitetin e institucioneve tona qendrore”.

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se Kurti ka thënë se do të jetë e vështirë për Kurtin ta pranojë Asociacionin e komunave serbe, pavarësisht se sipas tij i ka dhënë disa elemente që ai mund ta pranojë.

“Kurti ka thënë se nuk do të ketë ndarje në zbatimin e 30 marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, që do të thotë se edhe Ascoscioni tashmë është i pranueshëm…Kurti nuk mund ta pranojë Asociacionin pa u rilegjitimuar përmes një procesi zgjedhor. Ose ai duhet të ndërtojë konsensus të gjerë që nuk ia kërkojnë zgjedhje. Mund te jetë edhe opsioni i tretë kur Kurti çon vendin në zgjedhje dhe nuk pranon themelimin e Asociacionit”, deklaroi Hoxha.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të paraqesë propozimet e saj për asociacionin, ndërsa ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar në një takim në fund të këtij muaji përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar këtë çështje.

Diplomatët perëndimorë po u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori