LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Kosova të bëjë një propozim për Asociacionin që nuk cenon sovranitetin, ndryshe veprojnë të tjerët

Rohde: Kosova të bëjë një propozim për Asociacionin që nuk cenon sovranitetin, ndryshe veprojnë të tjerët

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është ende i paqartë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin që nuk e cenon sovranitetin e vendit.


“Dje kam lexuar se edhe Qeveria e Kosovës është pajtuar që të zbatojë të gjitha marrëveshjet e së kaluarës përfshirë edhe Asociacionin e komunave serbe. Pozita jonë nuk ka ndryshuar. Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e Asociacionit. Ky është një obligim ndërkombëtar i ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”.

Ai thotë se Qeveria e ka në dorë që të përcaktojë modalitetet e Asociacionit.

“Kosova mund të përcaktojë fushëveprimin e Asociacionit të komunave serbe. Kosova duhet ta bëjë një propozim. Ajo mund t’i largojë elementet që cenojnë sovranitetin. Një “Republika Serpska” është fundi i sovranitetit të Kosovës”.

Rohde: Nuk ka garanci se në fund të dialogut Kosovën e njeh pesëshja mosnjohëse e BE-së
Lexo po ashtu Rohde: Nuk ka garanci se në fund të dialogut Kosovën e njeh pesëshja mosnjohëse e BE-së

“Mirëpo ju nëse ju nuk i përgjigjeni një obligimi ndërkombëtarë atëherë kemi takime te ambasada amerikane me shumë hisedarë. Kemi propozime nga organizata të ndryshme si FES. Ky nuk është fundi i pavarësisë së Kosovës. Kemi diskutime në përputhje me Kushtetutën e  Kosovës. Nuk e kuptoj pse Qeveria është kaq e ngrirë dhe nuk i përdorë këto taktika për Asociacionin. Bëni diçka dhe arsyetohuni në lidhje me këtë temë”.

Rohde thotë se Kosova nëse nuk angazhohet në këtë temë do të lë hapësirë që të tjerët të angazhohen dhe ta përdorin këtë temë.

“Ju e keni pushtetin dhe mund të bëni propozime në harmoni me Kushtetutën. Ato që i thotë Dodiku janë provokime. Nëse Qeveria nuk vepron, të tjerët do të veprojnë”, tha ndër të tjera Rohde./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori