Deputetja nga Maqedonia e Veriut, Arta Bilalli Zendeli në Asamblenë e Këshillit të Evropës tha se askush nuk mund të zhbëjë pavarësinë e Kosovës duke shtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç marrëveshjes me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha se Këshilli i Evropës duhet ta pranojë Kosovën si anëtare të plotë sa më shpejtë që është e mundur.
Zendeli tha se Ballkanit Perëndimor u duhet paqe, stabilitet dhe integrim derisa theksoi që Serbia duhet t’i kthehet dialogut për njohjen reciproke në qendër.
“Ballkanit Perëndimor i duhet paqja e qëndrueshme, stabiliteti, siguri, integrim, dhe autoritetet serbe duhet t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me njohje reciproke në qendrën të saj, dhe t’i zgjidhë të gjitha çështjet në mënyrë paqësore. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës janë të njohura ndërkombëtarisht dhe askush nuk mund ta zhbëjë atë, ngase ato janë realitet. Ata po respektohen nga bota demokratike dhe Kosova po qëndron me demokracinë dhe demokracitë në një kohë kur lufta është kthyer në Evropë. Të nderuar anëtarë, të nderuar kolegë, fotografitë nga historia e re, si masakra e Reçakut, si masakra e Mejës, e kështu me radhë, që ndodhë në Kosovë, nuk na lejon të qëndrojmë neutral në këto tensione. Për këtë arsye, vetëm dialogu dhe integrimi mund të jenë një mjet për zgjidhjen e problemeve, dhe Këshilli i Evropës mund të çojë në këtë proces duke pranuar Kosovën si anëtare të plotë të Këshillit të Evropës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo, transmeton KP.
Ajo shtoi se Maqedonia e Veriu mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke shtuar se ekziston një momentum siç është ai me propozimin e ri franko-gjerman që sipas saj do të sillte paqe të qëndrueshme për palët por edhe gjithë rajonin.
“Status quo nuk duhet të vazhdojë, sepse nuk i ndihmon rajonit, por ndihmon forcat e treta që janë të interesuara dhe të fokusuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I inkurajojmë palët, Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje me njohje reciproke duke vazhduar dialogun, si zgjidhje e vetme dhe mjet për rajon stabil dhe të sigurtë. Nuk ka alternativë përveç njohjes reciproke dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Një momentum mjaft specifik që duhet përmendur është se tensionet po ndodhin në një kohë shumë specifike, në një kohë kur një propozim francez gjerman, siç është një propozim i ri dhe si zgjidhje për problemin që do të sillte paqe të qëndrueshme, si për palët, ashtu edhe për rajonin”, shtoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë