LAJMI I FUNDIT:

Pal Lekaj paralajmëron padi ndaj LVV-së

Pal Lekaj paralajmëron padi ndaj LVV-së

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka paralajmëruar padi kundër partisë në qeverisje, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për përfshirjen e imazhit të tij, pa leje, në videon e fundit të publikuar nga ta.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, i pyetur nëse Lekaj do të bëjë një kallëzim penal ndaj LVV-së për videon e publikuar ku qartazi shihet figura e tij, ai ka thënë “po”.


“Besoni që po, sepse  të merret dhe të vendoset figura ime dhe të përmenden 182 milionë shpronësime që nuk  janë bërë nga unë dhe zhvatje të buxhetit, mendoj që është spekulim dhe mund të them mashtrim i llojit të vet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kjo bëhet për ta zhvendosur vëmendjen me këto video. Le të vazhdojnë edhe me video të tjera ata nuk kanë punuar asgjë dhe nuk kanë çka të iu prezantojnë qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se një gjë e tillë po  bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së qytetarëve nga mos puna e Qeverisë Kurti.

“Këta kanë bërë një urë 15 metra dhe një rrugë në veri 7 kilometra. Ky është rezultati i kësaj qeverie në infrastrukturë. Këta tash po dalin e po bëjnë filma”, ka deklaruar Lekaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori