LAJMI I FUNDIT:

Daja pas triumfit në Superkupën e Kosovës: I lumtur, sollëm edhe një trofe në Suharekë

Daja pas triumfit në Superkupën e Kosovës: I lumtur, sollëm edhe një trofe në Suharekë
Foto nga arkivi

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas fitores ndaj Llapit në finalen e Superkupës së Kosovës, duke thënë se ndihet i lumtur që i sjellën edhe një trofe qytetit.

Ballkani fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit në një ndeshje të tensionuar të zhvilluar në Antalia të Turqisë, falë golit të vetëm të shënuar nga Lumbardh Dellova.


Megjithatë, trajneri Daja ndihet i lumtur me fitoren edhe përkundër vështirësive dhe se ekipi gjendet edhe në përgatitje.

Ballkani mposht Llapin dhe fiton Superkupën e Kosovës në finalen e luajtur në Turqi
Lexo po ashtu Ballkani mposht Llapin dhe fiton Superkupën e Kosovës në finalen e luajtur në Turqi

“Ishte lojë e fortë dhe e luftuar në fushë. Jemi të kënaqur sepse sjellim një trofe tjetër në Suharekë. Na vjen mirë që pas marrjes së titullit, kemi edhe fitimin e Superkupës”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.

“Nuk jemi në ditët tona më të mira sepse jemi në fazën përgatitore. Në këtë lloj ambienti, ndoshta do të kishte më shumë spektakël po të ishim në formën optimale”.

Thaqi flet pas fitores ndaj Llapit: E merituam, duam më shumë këtë vit në Evropë
Lexo po ashtu Thaqi flet pas fitores ndaj Llapit: E merituam, duam më shumë këtë vit në Evropë

“Ndeshja ishte me episode, por episodet zgjidhin ndeshjet. Jemi të lumtur, i uroj të gjithë për këtë triumf. Jemi me pikë të barabarta me Dritën. Ne kemi një grup me djem shumë të mirë, qoftë të talentuar, qoftë që kanë ambicie”.

“Do ta kemi vështirë ta mbrojmë titullin. Por, ashtu siç kemi bërë gjatë gjysmës së parë të sezonit, ku zhvilluam edhe një sezon në veçanti në Evropë, do ta tregojmë veten edhe në këtë gjysmën e dytë të kampionatit”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori