LAJMI I FUNDIT:

Një peshkatar pretendon se ka zbuluar një “pako të mbushur me drogë” në oqean ndërsa po peshkonte në brigjet e Australisë

Një peshkatar pretendon se ka zbuluar një “pako të mbushur me drogë” në oqean ndërsa po peshkonte në brigjet e Australisë

Një peshkatar pretendon se ka zbuluar një qese të mbushur me drogë në oqean ndërsa po peshkonte me shtizë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Quinn, nga Coffs Harbor në Bregun e Veriut të NSW – Australi, ishte duke peshkuar me shtizë në brigje kur hasi në një “paketim të madh”.


Rrjeta dukej se përmbante “tulla” të mëdha kokaine, të mbështjella me qese të zezë.

Ai ngarkoi pamjet e zbulimit të jashtëzakonshëm në mediat sociale.

“Nëse dikush ka nevojë për kokainë, unë kam shumë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e klipit.

Ai më pas ka bërë shaka duke thënë: “Jam afër daljes në pension!”. /Telegrafi/