LAJMI I FUNDIT:

Nga frika e një grusht-shteti, Putin mund të tërhiqet nga pushteti këtë vit

Nga frika e një grusht-shteti, Putin mund të tërhiqet nga pushteti këtë vit

Një burim i afërt me presidentin rus pretendon se Vladimir Putin do të emërojë pasardhësin e tij këtë vit, në vend që të rrezikojë rënien e tij “të dhunshme”.

Popullariteti i presidentit rus është në nivelin më të ulët historik, për shkak të dështimeve ushtarake në luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Sipas ish-aleatit të tij, Putini do të dëshirojë t’ia dorëzojë pushtetin pasardhësit të tij të zgjedhur, dhe të tërhiqet në pallatin e tij pranë Detit të Zi, duke shmangur kështu një grusht-shtet kundër tij, i ngjashëm me atë që ndodhi me Gaddafin dhe diktatorët e tjerë, raporton Daily Mail.


Për më tepër, burimi pretendon se Putini do të kërkojë të heqë dorë nga pushteti, të negociojë përfundimin e luftës në Ukrainë dhe gjithashtu të mos jetë pjesë e zgjedhjeve të planifikuara për vitin 2024.

Burimi shton se Putini ndoshta do të emërojë një nga besnikët e tij si pasardhës të tij, si kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, kryeministri Mikhail Mishustin ose zëvendës shefi i tij i kabinetit Dimitriy Kuzak.

Putini është “i mërzitur” edhe nga ngritja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar Wagner. Që nga fillimi i luftës, Prigozhin ka luftuar për më shumë pushtet dhe burime, gjë që tregon dëshirën e tij për të lënë mënjanë Putinin.

Burimi tha se i gjithë aparati i Putinit po shikon Prigozhinin, dhe se Putini ka frikë se ata do të shkojnë pas tij. Ai shtoi se Putini mund të mos rizgjidhet nëse kandidon sërish. Do të përpiqej të falsifikonte rezultatet, por ky është një rrezik shumë i madh për të gjithë sistemin.

Në fillim të këtij muaji, ekspertët ushtarakë britanikë vlerësuan se Putini mund të përjetojë një revolucion në dy muajt e ardhshëm, nëse ai nuk arrin të ndryshojë situatën në Ukrainë për mirë.

Putini është mjaft i shqetësuar për ndikimin e numrit të viktimave në qytete si Moska dhe Shën Petersburgu, dhe kjo është arsyeja pse fokusi është tani në rekrutimin nga disa zona periferike si Siberia.

Ka edhe raporte për demonstrata që po zhvillohen në këto zona periferike. Ato nuk marrin shumë vëmendje sepse mediat në Rusi nuk e mbulojnë atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia
Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Evropa
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Amerika
Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri

Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri

Azia
Kalo në kategori