Era dhe reshjet e shiut, ndikuan dukshëm në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, duke e zbritur atë nga majat e listës së qyteteve më të ndotura në botë. Por përplasjet mes partive për masat vazhdojnë. Këshilltarët e LSDM-së kërkojnë seancë të jashtëzakonshme ku do të merreshin masat kundër ndotjes.
“Edhe kryetari I Këshillit Trajko Sllaveski nga OBRM-PDUKM pranon një pjesë të masave dhe vlerëson se ato mund të ndihmojnë në uljen e ndotjes. Prej këtu u bëjmë thirrje këshilltarëve nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, Të majtës, BDI-së, nga lista e pavarur ‘Qyteti I gjelbër human’, Aleanca dhe Alternativa, me një fjalë të gjithë që të japin mbështetje dhe të japin mbështetje që seanca të mbahet sa më shpejtë të jetë e mundur. Secili këshilltarë të ndërmerr përgjegjësi”, deklaroi Lubica Jançeva, koordinatore e grupit të Këshilltarëve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit.
Iniciativën deri më tani e kanë mbështetur 14 këshilltarë, por ky numër sipas rregullores nuk është I mjaftueshëm për tu thirre seancë. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se këto masa të propozuara janë populizëm
“Kavanozët me të cilët LSD protestoi para qeverisë të nxirren nga bodrumet dhe të lihen para qeverisë së tyre, e cila nuk lëviz me gisht për t’u marrë me ajrin e ndotur. Masat që LSD-ja propozoi për ndotjen e madhe të ajrit në Shkup janë thjesht populizëm dhe makijazh. Nevojitet urgjentisht një strategji e qeverisë për t’u marrë me ndotjen e ajrit dhe mobilizimi institucional”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Përveç nënshkrimeve, nevojitet edhe mendimi i kryetares. Por sipas kreut të këshillit edhe nëse kushtet plotësohen tani, seanca do të mbahej në fillim të javës së ardhshme, pasi Arsovska po shfrytëzon pushim mjekësor. Masat për të cilat do të diskutohej në këtë seancë janë, shtimi i numrit të autobusëve, transport falas për qytetarët në Shkup, ridestinimi i mjeteve për përballje me ndotjen, ndihma financiare për shkollat për ngrohje në forma ekologjike si dhe pastrim të rrugëve e deponive./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Posta e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj