LAJMI I FUNDIT:

Si iu refuzuar kërkesa Phil Fodenit gjatë fitores së thellë ndaj Chelseat në FA Cup

Si iu refuzuar kërkesa Phil Fodenit gjatë fitores së thellë ndaj Chelseat në FA Cup

Phil Foden kishte një kërkesë të refuzuar në fitoren 4-0 të Manchester City ndaj Chelseat në Fa Cup.

Anglezi ishte në listën e golashënuesve pasi City mundi Blutë për herë të tretë këtë sezon, duke arritur të tretën në fitoren komode të raundit të tretë të FA Cup.


Por, ai gjithashtu donte të dyfishonte numrin e tij të golave në atë takim, në pjesën e dytë pasi fitoi një penallti. Foden u shtye prapa nga Bernardo Silva dhe u kap më pas nga Kalidou Koulibaly brenda zonës.

Imazhi: Alamy

Arbitri Rob Jones vuri në dukje atë skenë dhe vendosi të jepte penallti dhe Foden i imagjinonte shanset e tij. Megjithatë, Riyad Mahrez, tashmë në listën e realizatorëve me një gol nga gjuatja e lirë nuk lëvizi nga pika e bardhë dhe mori përgjegjësinë.

Ylli algjerian kishte humbur tre nga katër penalltitë e tij të fundit për Cityn, por pasi kishte gjetur tashmë rrjetën dy herë kundër Chelseat këtë sezon, ndihej i sigurt.

Ai menjëherë goditi topin dhe mposhti për herë të dytë Kepa Arrizabalagaa, i cili u gjuajt në anën e gabuar. Fituesi i Kupës së Botës, Julian Alvarez, kishte realizuar gjithashtu një goditje nga pika e bardhë.

Imazhi: Alamy

“Julian më pyeti, dhe unë thashë po sepse mendoja se ai është një sulmues dhe është e rëndësishme që ata të shënojnë – ai sapo u kthye nga Kampionati Botëror dhe kjo është ndeshja e tij e parë gjithashtu, kështu që po mendoja ta lija ta gjuante penalltinë”, zbuloi Mahrez pas ndeshjes, sipas Manchester Evening Neës.

“Po mendoja nëse do të kisha një të dytën, do ta merrja dhe madje edhe Phil kur më pyeti, doja ta lija të gjuante, por i lash Julianit të parën, kështu që më duhej ta merrja këtë. Phil shënoi një gol, Julian Alvarez shënoi, unë shënova – të gjithë ishin të përfshirë – kjo është më e rëndësishmja”.

Reprezentuesi anglez tani ka tetë gola në të gjitha garat dhe City do të shpresojë që ai të mund të përsërisë performancën e tij në takimin e mëparshëm kundër Manchester United në derbin e kësaj të shtune. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori