LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: I përgjigjemi pozitivisht ftesës së Edi Ramës por jo në një tavolinë për të amnestuar Ali Ahmetin

Lëvizja BESA: I përgjigjemi pozitivisht ftesës së Edi Ramës por jo në një tavolinë për të amnestuar Ali Ahmetin

Zëdhënësi i Besës Faruk Avdiu në një prononcim për mediat ka deklaruar se kreu i Besës, Bilall Kasami do të merr pjesë në takimin e ftuar nga Edi Rama por jo të ulet në një tavolinë me Ali Ahmetit.

Sipas Avdiut, BDI çdoherë kur ka telash keqpërdor tryezën politike.

Ja prononcimi i tij:


“Në si Lëvizje Besa nuk kemi asnjë dilemë të vetme tek qëllimi I pastërt të kryeministrit të Shqipërisë, për atë që interesohet për situatën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shqetësimi jonë si Lëvizje është tek Bdi dhe Ali Ahmeti, tek lojërat dhe hilet e tij sa I përket këtyre takimeve, pasi që çdo herë kur ai ka telashe brenda Bdi keqpërdor diçka të tillë, anada ne përgjigjemi pozitivisht ftesës së kryeministrit pa e parë të arsyeshme të ulemi e Bdi dhe Ali Ahmetin në një tryezë”, ka deklaruar Faruk Avdiu.