LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, PDK kërkon që të ndriçohet rasti dhe autori të vihet para drejtësisë

Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, PDK kërkon që të ndriçohet rasti dhe autori të vihet para drejtësisë

Nga rasti i së premtes ku dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur në fshatin Gotovush të Shtërpcës, nga të shtënat me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu ka kërkuar që ky rast të ndriçohet.

Abdullahu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se PDK-ja i fton organet e përgjegjëse për zbardhjen e këtij rasti.


“Rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë duhet të ndriçohet sa më shpejtë dhe gjithanshëm nga organet e drejtësisë. Partia Demokratike e Kosovës fton organet e përgjegjëse për zbardhjen e këtij rasti dhe që autorin e këtij veprimi ta vënë para drejtësisë”, ka thënë ai.

Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së

Po ashtu sipas tij, është domosdoshmëri që të gjithë të kontribuojnë që situata të menaxhohet me gjakftohtësi.

“Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribuojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakftohtësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt. Të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejt”, ka shkruar ndër të tjera zëdhënësi i PDK-së, Abdullahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Lajme
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Refuzimi i hyrjes në Kosovë për patriarkun serb, Stano: Kosova shkeli marrëveshjen për vizitat zyrtare

Refuzimi i hyrjes në Kosovë për patriarkun serb, Stano: Kosova shkeli marrëveshjen për vizitat zyrtare

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
RENEA rrethon banesën e vrasësit të policit në Fier, ku dyshohet se fshihet 23-vjeçari

RENEA rrethon banesën e vrasësit të policit në Fier, ku dyshohet se fshihet 23-vjeçari

Lajme
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

Lajme
Kalo në kategori