LAJMI I FUNDIT:

Xavi fillon të nervozohet me gabimet që po i bënë Barcelona

Xavi fillon të nervozohet me gabimet që po i bënë Barcelona

Xavi Hernandez shprehu zhgënjimin e tij pas fitores 4-3 të Barcelonës në Kupën e Mbretit ndaj Intercity të mërkurën. Blaugranët e humbën epërsinë e tyre tri herë përpara se të vulosnin kualifikimin në raundin tjetër në kohën shtesë.

Paraqitja e tyre e dobët kundër Intercity erdhi vetëm pak ditë pasi ata nuk arritën të mposhtin rivalët vendas Espanyolin, duke barazuar 1-1 në derbin në “Camp Nou” të shtunën e javë së kaluar.

“Kjo situatë më shqetëson”, ka theksuar Xaxi pas duelit të së mërkurës.


Luajtën mirë në pjesën e parë

Barcelona dukej dominuese para para pushimit mesë pjesëve dhe nuk i ofroi kundërshtarëve mundësinë për të krijuar një shans të vetëm të pastër, pasi diktuan tempon dhe qarkulluan mirë topin.

Megjithatë, ata humbën disa raste të arta për gol dhe nuk arritën ta përfundojnë ndeshjen para kohës së rregullt.

“Espanyol ishte një paralajmërim, tani ka ardhur i dyti”, shtoi Xavi.

Një ekip tjetër pas pushimit

Pasi Ronald Araujo u zëvendësua, Blaugranasit u shndërrua në një ekip tjetër, i cili luftoi në mbrojtje kundër një skuadre që paraqitet në të njëjtin divizion me ekipin B të Barcelonës.

Barcelona duhej të bënte një përpjekje shtesë për t’u rikthyer, me Xavin që ndryshonte të gjithë sulmuesit e tij.

Atletico Madridi është i radhës

Barcelona është e vetëdijshme se duhet të përmirësohet në përpjekjen e tyre për të luftuar për trofeun e La Ligas. Të dielën ata do të përballen me Atletico Madridin në një ndeshje derbi që do të zhvillohet në Civitas Metropolitano.

Lajmi i mirë për Xavin është se Araujo është rikthyer në aksion pas rikuperimit nga lëndimi, ndërsa nënshkrimi i verës, Pablo Torre, ofroi gjithashtu disa pamje të talentit të tij.

Ansu Fati futi emrin e tij në listën e golashënuesve për të vulosur kualifikimin për Blaugranasit. Ky është një lajm i madh për Xavin, i cili nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Robert Lewandowski për tre ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori