LAJMI I FUNDIT:

Zelensky pas takimit me senatorët amerikanë në Kiev: Armëpushimi rus është manipulim

Zelensky pas takimit me senatorët amerikanë në Kiev: Armëpushimi rus është manipulim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua të premten në Kiev me kryetarin e Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Shërbimet e Armatosura, Jack Reed dhe një anëtar të këtij Komiteti, Senatorin Angus King.

Gjatë takimit, ai tha se propozimi rus për një “armëpushim” 36-orësh është një “manipulim me të cilin agresori përpiqet të fshehë planet dhe synimet e vërteta ushtarake”.

Pas takimit në një konferencë për gazetarët, Reed tha se sakrifica ukrainasve ka frymëzuar botën dhe “se ata po luftojnë për të gjithë ne”.


Ai tha se njoftimi i presidentit amerikan, Joe Biden për mbështetje shtesë ushtarake, të tilla si mjetet luftarake Bradley, do t’u japë forcave ukrainase “aftësinë për të thyer vijën e frontit, për të shfrytëzuar atë përparim dhe për të vazhduar – ne shpresojmë që – të dëbojnë rusët nga territori ukrainas”.

I pyetur nga CNN nëse dërgimi i “Bradley Fighting Vehicles” do t’i hapte derën SHBA-së për dërgimin e tankeve M-1 Abrams, Reed tha se nuk kishte asnjë lidhje.

Ai tha se është gjithmonë i shqetësuar për rezervat amerikane të armëve dhe pajisjeve gjersa i takon Pentagonit të vendosë se çfarë do të dërgojë në shtetin ukrainas.

Ndryshe, Zelensky muajin e kaluar ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar me homologun amerikan dhe më pas ka mbajtur një fjalim në Kongresin amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit

Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit "më të pakontaktuar” në botë dhe prerësve të drurëve në pyjet e Amazonës

Botë
Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Amerika
SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

Botë
Kalo në kategori