LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Ndërkombëtarët duhet ta shtojnë presionin mbi Serbinë për të pasur marrëveshje me njohje reciproke

Kurti: Ndërkombëtarët duhet ta shtojnë presionin mbi Serbinë për të pasur marrëveshje me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi të premten nga ndërmjetësuesit e dialogut që ta shtojnë presionin mbi Serbinë në mënyrë që procesi i dialogut të finalizohet me njohje reciproke dhe marrëdhëniet mes dy vendeve të normalizohen sa më parë.

Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kryeministri tha se beson në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shtuar presionin mbi Beogradin, raporton Telegrafi.

“Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka thënë shumë qartë se Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale, e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Kosova është shtet normal që ka shënuar hapa të mëdhenj në dy vitet e fundit. Kemi stabilitet institucional. Fakti që jemi shtet normal nuk do të thotë që kemi marrëdhënie normale me fqinjin tonë verior”, u shpreh Kurti.


“Ato marrëdhënie duhet të normalizohen e normalizimi i marrëdhënieve ka nevojë për presion shtesë të partnerëve ndërkombëtarë mbi Beogradin. Besoj në fuqinë e BE-së dhe të SHBA-së që të bëjnë presion shtesë mbi Serbinë. Ka nevojë për trysni shtesë mbi Beogradin. Problemi është në Beograd megjithatë besoj se partnerët tanë kanë mjaftueshëm fuqi që të bëjnë trysni në Beograd në mënyrë që të kemi marrëdhënie normale dhe marrëveshje të tillë që sjell njohjen reciproke”.


Kreu i ekzekutivit mes tjerash tregoi se patriarku Porfirije e ka anuluar ardhjen në Kosovë, pavarësisht se nga Qeveria i është leja të enjten.

“Atëherë kur s’kishin leje, dëshironin të hynin. Madje, mbanin konferenca për media nga Merdara. Dje që morën leje, nuk erdhën”, deklaroi Kurti.

Për deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se Asociacioni është obligim dhe duhet formuar, Kurti tha se e vlerëson Rashiqin, por kjo sipas tij, nuk do të thotë se pajtohet për gjithçka me të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori