LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i bashkohet garës për transferimin e Marcus Thuram

Real Madridi i bashkohet garës për transferimin e Marcus Thuram

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi qendror në afatin kalimtar të janarit.

Përkundër se kanë nënshkruar me brazilianin Endrick, ai do të mbetet pjesë e Palmeiras deri në verën e vitit 2024 dhe Los Blancos duan ta përforcojnë repartin ofensivë.


Emri i ri në listën e madrilenëve është ai i sulmuesit francez Marcus Thuram i cili është në vitin e fundit të kontratës me Borussia Moenchegladbach.

25-vjeçari në 15 ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit gjerman ka shënuar 10 gola e ka asistuar në tre të tjerë, derisa ka shënuar edhe tre gola në Kupën gjermane dhe ka asistuar në një tjetër.

Sipas asaj që ka raportuar Marca, Carlo Ancelotti i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit për transferimin e Thuram i cili do të ishte zëvendësues i Karim Benzemas në Santiago Bernabeu.

Megjithatë për ta marrë lojtarin në janar duhet të paguhet një shumë prej rreth 10 milionë euro dhe Gladbach është gati ta shes tani për mos ta humbur falas në verë.

Por konkurrenca për francezin është jashtëzakonisht e lartë, pasi edhe klubet si Bayern Munich, Chelsea, Arsenal, Inter, Juventus, Man Utd, Newcastle United e PSG janë vënë pas tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori