LAJMI I FUNDIT:

Franca u bën thirrje vendeve të BE-së të testojnë për coronavirus udhëtarët që vijnë nga Kina

Franca u bën thirrje vendeve të BE-së të testojnë për coronavirus udhëtarët që vijnë nga Kina

Franca po u bën thirrje të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian që të fillojnë testimin e pasagjerëve që vijnë nga Kina për COVID-19, në mes të një shpërthimi që ka përfshirë kombin aziatik.

Deri më tani të vetmet vende të BE-së që kërkojnë testim janë Franca, Italia dhe Spanja – plus Mbretëria e Bashkuar jashtë bllokut – me zyrtarët evropianë që nuk arritën të bien dakord për një qëndrim të përbashkët në një takim në Bruksel para Krishtlindjeve.


Nga e diela, Franca kërkon që udhëtarët nga Kina të japin një rezultat negativ të testit për coronavirus, më pak se 48 orë para nisjes dhe do të testojnë rastësisht, raporton euronews.

“Franca do të shtyjë që kjo metodologji të zbatohet në të gjithë BE-në”, tha Ministri i Shëndetësisë, François Braun ndërsa së bashku me ministrin e Transportit, Clement Beaune kontrolluan procedurat e reja në aeroportin Roissy Charles de Gaulle të Parisit.

Tre vjet pas shfaqjes së rasteve të para të virusit në qytetin qendror të Wuhan, Kina i dha fund politikës së saj drakoniane të njohur si “zero COVID” më 7 dhjetor.

Që nga heqja e kufizimeve, spitalet kineze janë mbingarkuar nga rritja e numrit të pacientëve, shumica e tyre të moshuar dhe të cenueshëm për shkak të protokolleve të dobëta të vaksinimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori