Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se tensionet në veri të Kosovës po përdoren për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, duke i cilësuar barrikadat serbe si “derivat” i asaj që ndodhi në Ukrainë nga Rusia.
Në takimin virtual të fundvitit me përfaqësuesit e Shqipërisë me misione ushtarake jashtë vendit, Peleshi dërgoi një mesazh mbështetës për qytetarët e Kosovës për t’i garantuar që siguria e tyre është e pacenueshme, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Peleshi e nisi bisedën me misionin e Shqipërisë pranë KFOR në Kosovë, duke folur edhe për situatën atje.
“Së fundmi tensioni është rritur. Ju jeni pjesë e KFOR, e strukturës së NATO që garanton sigurinë. Të gjitha fenomenet që kërkojnë të krijojnë destabilitet në rajon janë derivat i asaj çka ndodhi në shkurtin e këtij viti në Ukrainë dhe vazhdon të jetë sot një nga shqetësimet kryesore të botës”, tha Peleshi.
“Kjo ngjarje na vuri përpara detyra, të cilat nuk i kishim menduar në një kohë kaq të afërt, lidhur me modernizimin, lidhur me investimet në arsimim, në shtimin e prezencës sonë në misione ndërkombëtare, pra në ndërtimin e një force të armatosur më të fortë, më të aftë dhe më shpresëdhënëse për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Shqipëri, por edhe në rajon, për të garantuar paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe në të gjithë hapësirën e Aleancës së NATO”, theksoi ministri Peleshi.
Për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, sipas Ministrit Peleshi, u trondit e gjitha siguria e botës. Për këtë arsye, por edhe si detyrim si vend anëtar NATO-s, Shqipëria në vitit 2023 pritet të modernizojë flotën ajrore.
Ministri i Mbrojtjes u shpreh se është bërë mjaft progres në punën për ndërtimin e Bazës së parë Taktike Ajrore të NATO në Kuçovë dhe pritet që për rreth një vit ajo të jetë gati.
Një tjetër projekt i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin që vjen është edhe ndërtimi i një porti të ri ushtarak në Porto Romano pranë portit tregtar, i cili sipas ministrit Peleshi do t’i japë Shqipërisë një rëndësi të shtuar strategjike, pasi ky port do të jetë porta e hyrjes dhe e dislokimit të forcave aleate nga Ballkani Perëndimor drejt Lindjes.
Ministri i Mbrojtjes vlerësoi kontributin e përfaqësuesve ushtarakë në misionet e rëndësishme, pasi sipas tij, falë kësaj pune, Shqipëria ka hyrë në një dimension të ri në bashkëpunim me NATO, ku përmendi aleancën strategjike me SHBA, por edhe bashkëpunimin me BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'