LAJMI I FUNDIT:

Përse e fshiu PSV konfirmimin e kalimit të Cody Gakpos te Liverpooli, për ta ripostuar më vonë

Përse e fshiu PSV konfirmimin e kalimit të Cody Gakpos te Liverpooli, për ta ripostuar më vonë

Cody Gakpo është duke e kompletuar transferimin befasues te Liverpool, pasi PSV postoi konfirmimin e transferimit përpara se ta fshinte shpejt.

Sulmuesi shkëlqeu në Kampionatin Botëror, duke shënuar tre gola për Holandën në fazat e grupeve, duke çuar në besimin se ai do të largohej nga PSV së shpejti.


Sulmuesi holandez tashmë ishte lidhur fort me një largim nga klubi verën e kaluar, me Manchester United dhe Leeds United në mesin e të interesuarve.

Gakpo në aksion për Holandën muajin e kaluar. (Kredia e imazhit: Alamy)

Pavarësisht turneut të tij të shkëlqyer, 23-vjeçarit iu dhanë vetëm 34 për qind mundësi për të lëvizur në afatin kalimtar të janarit , megjithëse kjo ishte akoma më e lartë se shumica e yjeve nga Katari.

United ishte ende i lidhur me sulmuesin javën e kaluar, pasi kishte mbetur pa një sulmues në skuadër, shkaku i largimit të Cristiano Ronaldos muajin e kaluar.

Megjithatë, u duk të hënën në mbrëmje se ata në të vërtetë do të humbnin objektivin numër një të Erik ten Hag, pasi lojtari u bashkua me Liverpoolin.

Llogaria zyrtare e PSV konfirmoi nënshkrimin, përpara se ta fshinte. Imazhi: Twitter

Ky ishte raportimi që qarkullonte, me pretendimet se një transferim prej 55 milionë eurosh ishte në prag të realizimit dhe më pas zhurma u bë më e madhe.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano pretendoi se ishte realizuar dhe më pas një postim nga llogaria zyrtare e PSV në Tëitter konfirmoi lajmin se ai po largohej për në Liverpool, përpara se të fshihej shpejt.

Menjëherë pas kësaj, klubi ri-postoi lajmin, me një deklaratë të plotë për transferimin, duke thënë: “PSV dhe Liverpool FC kanë arritur një marrëveshje për transferimin e propozuar të Cody Gakpo”.

“Sulmuesi 23-vjeçar do të largohet menjëherë për në Angli ku do t’i nënshtrohet formaliteteve të nevojshme përpara përfundimit të transferimit. Të dy klubet nuk po bëjnë asnjë njoftim për tarifën e transferimit. Por, ky është një transferim rekord për PSV”, deklaroi menaxheri i përgjithshëm Marcel Brands.

“Menaxhmenti i PSV-së përfundoi negociatat në Boxing Day dhe i dha Gakpos lejen për të udhëtuar në Angli”.

Nevoja e Liverpoolit për një sulmues është pjesërisht për shkak të faktit se Luis Diaz është përjashtuar për më shumë se sa pritej shkaku i një lëndimi. /Telegrafi/