LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Kisha Ortodokse Serbe është bekuese e të gjithë kriminelëve dhe luftërave të dikurshme në Kosovë, Bosnjë e Kroaci

Musliu: Kisha Ortodokse Serbe është bekuese e të gjithë kriminelëve dhe luftërave të dikurshme në Kosovë, Bosnjë e Kroaci
Foto: Arkiv

Eksperti i sigurisë Agim Musliu pas njoftimit të refuzimit të vizitës së patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije në Kosovë.

Sipas Musliut, KOS është bekuese e të gjithë kriminelëve dhe luftërave të dikurshme në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.

“Kisha Ortodokse Serbe i ka bekuar te gjithë kriminelët serbë luftërat e dikurshme në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci. E ka bekuar Arkanin, Mladiqin e Karaxhiqin. Edhe plot të tjerë. Kë dëshiron ta bekojë tash në Kosovë kreu i Kishës Ortodokse Serbe? Kriminelët në barrikada? Kriminelët dhe terroristët e Radoiçiqit e të Vuçiqit? Kriminelët e Wagner-it e të Putinit?”, shkruan Musliu në Facebook.


Ai shton se hyrja e tij në Kosovë është shenjë e përshkallëzimit të situatës.

“Nëse hyn në Kosovë kreu i tyre është shenjë e përshkallëzimit të konfliktit edhe ashtu të tensionuar në veri të Republikës sonë. Në Merdar u kthye! Nuk do të duhej të hynte rrugëve ilegale një njeri i Kishës. Por ky është i Kishës Serbe!”, përfundon ai.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme ka refuzuar kërkesën e Porfirijes, me arsyetimin se vetëm pas distancimit dhe dënimit të veprimeve të grupeve kriminale në veri të Kosovës, mund të aprovohet qëndrimi i tij në territorin e Kosovës.

“MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirijes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhet në arsyetim.

“Kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur me distancimin nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura”, përfundon MPJD-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori