LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Sulmet ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, të rrezikshme dhe rrisin tensionet

Trajkoviq: Sulmet ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, të rrezikshme dhe rrisin tensionet

Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka reaguar pas incidentit të fundit të ndodhur në veri të Kosovë, ku është sulmuar nga afër një patrullë e KFOR-it në Zubin Potok.

Trajkoviq me anë të një shkrimi në Twitter ka theksuar se trendi i rritjes së tensioneve duke sulmuar KFOR-in dhe EULEX-in paraqet rrezik për sigurinë e komunitetit.

“Barrikadat nuk janë heroizëm apo përgjigje autentike e popullit (siç e prezantojnë edhe disa media të pavarura), por rezultat i politikave të gabuara të Beogradit dhe Prishtinës. Trendi i rritjes së tensioneve ndërmjet serbëve të veriut [të Kosovë] dhe KFOR/EULEX-it, përveç që është pa qëllim, është i rrezikshëm edhe për sigurinë e komunitetit”, shkruan Trajkoviq.


Sipas saj, nuk ka qetësi në veri të vendit pa kthimin e serbëve lokal në Policinë e Kosovës.

“Nuk ka qetësi të veriut pa kthimin e serbëve lokal në Policinë e Kosovës. Kjo është e qartë dhe kushdo që e mohon, nuk u dëshiron të mirën serbëve në veri. Ka dy prioritete: kthimi në Policinë e Kosovës dhe gjetja urgjente e një kompromisi për AKS-në (ashtu siç rekomandohet nga DAS Gabriel Eskobar). Alternativa është një konflikt që do të na kushtojë shumë të gjithëve”, ka përfunduar ajo.

Sot është dita e 17-të prej kur serbët kanë vendosur kamionë e makineri të rënda në rrugët në veri të Kosovës, në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit serb Dejan Pantiq.

Pantiq është duke u mbajtur në paraburgim nën dyshimet se ka organizuar sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori