LAJMI I FUNDIT:

Eksperti rus: Putin po mbahet gjallë nga mjekët e huaj, por po i vjen fundi

Eksperti rus: Putin po mbahet gjallë nga mjekët e huaj, por po i vjen fundi

Vladimir Putin po mbahet gjallë për të zhvilluar luftën në Ukrainë nga mjekë të huaj, ka pohuar një ekspert.

Kjo është përkundër të gjitha sanksioneve perëndimore që i janë vendosur atij, Kremlinit dhe regjimit të tij, raporton themirror.

Sipas një eksperti rus, mjekët kanë përdorur trajtimet më të fundit perëndimore për kancerin dhe për të ndaluar përhapjen tek ai.


Ky është vetëm një nga shumë shqetësimet që janë ngritur nga ekspertët e luftës që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë më 24 shkurt.

Tani thuhet se 70-vjeçari është në ‘vitin e fundit’ të pushtetit, sipas një eksperti rus, transmeton Telegrafi.

Valery Solovey, një ekspert rus, tha për mediat ukrainase se është “i sigurt” se Putini po merr terapi që nuk është e disponueshme në Rusi.

“Mund të them se pa këtë trajtim [të huaj], ai definitivisht nuk do të kishte qenë ende në jetë. Kjo është absolutisht e sigurt. Ai po shfrytëzon trajtimet më të avancuara dhe terapinë që nuk mund ta siguroni në Rusi. Unë do të thoja se trajtimi ka qenë shumë i suksesshëm. Ata e kanë trajtuar shumë mirë”, tha ai.

Pavarësisht se despoti thuhet se merr këtë trajtim, Solovey thotë se “fundi është tashmë në dukje, edhe sipas mjekëve që po kurojnë këtë trajtim, sepse asnjë mjekim nuk mund të jetë pafundësisht i suksesshëm”.

Plani i Putinit kur nuk mund të vazhdojë më është t’ia dorëzojë pushtetin ministrit pak të njohur rus të bujqësisë, Dmitry Patrushev, 45 vjeç.

Patrushev është djali i ndihmësit të tij të besueshëm dhe të fuqishëm të sigurisë, Nikolai Patrushev, 71 vjeç, i cili dikur ka qenë në krye të FSB-së dhe një ndër arkitektët kryesor të luftës në Ukrainë.

Një tjetër pasardhës i mundshëm është Alexei Dyumin, 50 vjeç, një ish truprojë e Putinit dhe ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Trump shfuqizon “pavarësinë” e USAID-it - agjencia do të kontrollohet nga Departamenti i Shtetit?

Trump shfuqizon “pavarësinë” e USAID-it - agjencia do të kontrollohet nga Departamenti i Shtetit?

Amerika
Kalo në kategori