LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se sistemi i mbrojtjes raketore Patriot do të jetë “një ndryshim i lojës” në luftën e vendit të tij me Rusinë

Zelensky thotë se sistemi i mbrojtjes raketore Patriot do të jetë “një ndryshim i lojës” në luftën e vendit të tij me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një konference të përbashkët me presidentin amerikan, Joe Biden – që në fillim – ka falënderuar popullin e Amerikës që “bënë kaq shumë për Ukrainën”.

Më pas ai falënderoi SHBA-në për sistemin e mbrojtjes raketore Patriot, të cilin e përshkroi si një “hap shumë të rëndësishëm” dhe i cili sipas tij “do të forcojë ndjeshëm mbrojtjen ajrore” të vendit të tij, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, kjo do të forcojë “në mënyrë të konsiderueshme” mbrojtjen e vendit të tij.


Patriot konsiderohet të jetë një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane.

Ai theksoi se Ukraina ka një “qartësi” se si do të forcohen aftësitë e saj mbrojtëse në muajt në vijim, por tha se nuk mund të japë detaje.

Zelensky shtoi se pavarësisht ndryshimeve në Kongresin e SHBA-së, ai është i bindur se Ukraina do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen dypartiake.

https://www.youtube.com/watch?v=9Auq9mYxFEE

Ai thotë se veçanërisht në 30 ditët e fundit të luftës, Ukraina dhe SHBA u bënë “partnerë dhe aleatë të vërtetë”.

Udhëheqësi ukrainas tha më tej se e ndjeu atë partneritet edhe në bisedimet sot (e mërkurë), përpara se të falënderonte Biden për pjesën e tij në ndihmën e Ukrainës që të mbrohej kundër Rusisë.

Ai i kërkoi gjithashtu Kongresit të SHBA-së të miratojë më shumë fonde, duke thënë se gjithçka “do të shkojë drejt forcimit të sigurisë sonë globale”.

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për gjithçka që ka bërë”, tha Zelensky në konferencën për shtyp.

I pyetur se cila është mënyra e drejtë për t’i dhënë fund kësaj lufte, presidenti ukrainas foli për pozicionin e tij si baba, duke shtuar se “nuk mund të ketë paqe në një luftë të imponuar ndaj nesh”.

“Më vjen keq që po flas shumë për fëmijët sot, por si baba do të doja të theksoja se sa prindër kanë humbur djemtë dhe vajzat e tyre në vijën e parë (të frontit në Ukrainë)”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori