U pensionua nga futbolli ndërkombëtar, por si mund të rikthehet Benzema te Franca
Karim Benzema mund të ndryshojë vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar nëse Zinedine Zidane merr postin nga Didier Deschamps si trajner i ekipit kombëtar.
Franca u mund 4-2 me penallti nga Argjentina në finalen e Kupës së Botës të dielën, duke mos ia dalë të mbrojë titullin e fituar në Rusi në vitin 2018.
E ardhmja e Deschamps si trajner i skuadrës franceze do të vendoset në javët e ardhshme dhe ai raportohet se do të ketë një takim me presidentin e federatës, Noel Le Graet në janar.
Benzema, i cili mungoi në Kampionatin Botëror që u mbajt në Katar pasi mori një lëndim në prag të turneut, vendosi t’i kushtojë kohë karrierës së tij ndërkombëtare pas humbjes së Francës në finale.
Duke konfirmuar tërheqjen e tij të hënën, sulmuesi tha në rrjetet sociale: “Bëra përpjekjet për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për to. Unë kam shkruar historinë time dhe po i vjen fundi”.
Sipas raportimeve, Benzema, i cili tani është rikuperuar nga lëndimi, refuzoi mundësinë për të udhëtuar përsëri në Katar për finalen pasi u përplas me Deschamps.
Gazeta Foot Mercato pretendon se sulmuesi i Real Madridit do të konsideronte rikthimin në kampin francez me kushtin që Zidane të zëvendësojë Deschamps në krye.
Deschamps ka refuzuar të konfirmojë nëse ai do të qëndrojë si trajner i Francës pas humbjes zemërthyese të skuadrës së tij në finale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore