LAJMI I FUNDIT:

Mënyra e zgjedhjes së portierit më të mirë në Botëror

Mënyra e zgjedhjes së portierit më të mirë në Botëror
(Foto: Getty)

Jordan Pickford e Yassine Bounou nuk arritën ta fitonin Dorezën e Artë në Kampionatit Botëror, pavarësisht se kishin të njëjtin numër të ndeshjeve pa pranuar gol, sikurse edhe fituesi Emiliano Martinez.

Të tre portierët arritën ta mbajnë portën e paprekur në tri ndeshje gjatë turneut në Katar.


Pickford pranoi gol vetëm në dy nga pesë ndeshjet e tij për Anglinë, ndërsa Martinez, 30, mbajti tri herë portën e paprekur në shtatë ndeshje për Argjentinën.

Martinez pranoi mbi dyfishin e numrit të golave në krahasim me portierin e Evertonit, por iu dha çmimi pas një rishikimi nga Grupi i Studimeve Teknike të FIFA-s, i kryesuar nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

(Foto: The Mirror)

Duke pasur statistika të përafërta edhe me Yassine Bounou të Marokut, i cili gjithashtu pati tri ndeshje pa pranuar, vendosja e fituesit të çmimit Doreza e Artë u diskutua nga paneli i ekspertëve.

Ai përfshinte një numër ish-profesionistësh dhe trajnerësh, si Jurgen Klinsmann, Alberto Zaccheroni, Cha Du-Ri, Sunday Oliseh, Faryd Mondragon dhe Pascal Zuberbuhler.

Për më tepër, grupi u mbështet nga një ekip analistësh, inxhinierësh të dhënash dhe shkencëtarësh për të marrë vendimin më të mirë – dhe në fund vendosën ta shpallin fitues portierin argjentinas.

(Foto: Rex)

Gardiani i Aston Villas u bë heroi i kombit të tij pas një sërë pritjesh të shkëlqyera në raundet e eliminimit dhe në ekzekutimin e penalltive. Kjo përfshinte pritjen e tij të madhe në minutën e fundit për t’ia mohuar Randal Kolo Muani në finale dhe për ta zvarritur lojën në penallti, dhe pastaj u tregua vendimtar.

Në rast të situatës së barabartë (si këtë herë), për ndarjen e çmimit në edicionet e mëparshme janë marrë parasysh një numër faktorësh.

Së pari, sa larg kishte përparuar portieri në turne. Më pas do të pasohej nga sa pritje kishin bërë dhe minutat e luajtura, dhe në të gjitha këto, pa konkurrencë ishte Martinez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori