LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Videoja e realizuar në barrikada shfaq prezencën e inteligjencës ruse në veri të Kosovës

Musliu: Videoja e realizuar në barrikada shfaq prezencën e inteligjencës ruse në veri të Kosovës

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, thotë se videoja me persona të armatosur në barrikadat në veri ka mundur të dalë aksidentalisht apo u është shitur shërbimeve inteligjente të huaja.

Në një video të publikuar nga mediumi boshnjak Istraga, shihen disa persona të armatosur me automatik duke qëndruar në barrikada te pjesa veriore e Kosovës.


Ajo që bie në sy në këtë video është simboli i të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe që ndodhet në Nish të Serbisë.

Musliu thotë se videoja e tillë më së miri shpërfaq prezencën ruse në barrikadat në veriun e Kosovës.

“Këta (rusët dhe serbët) e kanë bërë hapur regjistrimin e kësaj videoje, duke mos u frikësuar aspak për ekspozimin e logos së qendrës së spiunazhit rus në Nish të Serbisë (RSHC – Russian Serbian Humanitarian Center)”.

“Për laikët, spiunazhi askund në botë nuk e hap ndonjë qendër dhe t’ia vë emrin “inteligjencë” ose “spiunazh”. Por, e fsheh aktivitetin e tij me forma të tjera. Në këtë rast, me “humanitar””.

Megjithatë sipas Musliut mbetet misterioze si doli në publik kjo video.

“Serbët e mohuan këtë. Por, ata e kanë mohuar çdo gjë që e kanë bërë: Srebrenicën, Reçakun e shumë masakra të tjera. Madje vet i kanë bërë edhe vrasjet e fëmijëve të vet dhe këtë ua kanë mveshur të tjerëve – Panda në Pejë”, shkruan Musliu.

Ai thotë se nëse inteligjenca e Kosovës apo e ndonjë shërbimi partner, veçmas amerikanëve apo britanikëve e ka nxjerrë këtë video, kjo është perfekte.

“Megjithatë, një e di: videoja është realizuar nga njëri nga kriminelët aty në atë barrikadë, dhe ose ia ka shitur ndonjë shërbimi të inteligjencës, ose këtë të fundit, përmes sulmeve kibernetike e kanë nxjerrë nga smartphoni i kriminelit serb në barrikada”.

Musliu konfirmon se videoja është aktuale pasi njëri prej personave që qëndron në barrikadë shihet duke parë një video ku Vuçiqi u adresohet qytetarëve të premten pasdite.

“Videoja është realizuar të premten në mbrëmje ose të shtunën në mbrëmje. Sepse kriminelët shihen se e shikojnë videon kur Vuçiqi ka folur të premten pasdite. Në anën tjetër, videoja është publikuar dje në mëngjes”, ka shkruar Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori