LAJMI I FUNDIT:

E dashura e përfolur e Kylian Mbappe, Rose Bertram mahniti në shfaqjen e modës në Katar – teksa futbollisti po zhvillon finalen e Botërorit

E dashura e përfolur e Kylian Mbappe, Rose Bertram mahniti në shfaqjen e modës në Katar – teksa futbollisti po zhvillon finalen e Botërorit

E dashura e përfolur e Kylian Mbappe, Rose Bertram, mahniti në një shfaqje mode në Katar.

Bertram shkëlqeu me paraqitjen teksa kishte veshur një këmishë futbolli kuq e bardhë të frymëzuar nga futbolli.

Bukuroshja 28-vjeçare ndau foto të ngjarjes në Instagram për 923 mijë ndjekësit e saj.


Foto: Rose Bertman/Instagram

Postimi tregoi foto nga pista e modës dhe një video të saj duke ecur në shëtitje si dhe stadiumin e mbushur plot.

“Çfarë nate e bukur duke ecur për Qatar Fashion United! Falenderim i madh për Carine Roitfeld, CR Runway dhe Vladimir Roitfeld. Ishte sfilata më e madhe e modës ndonjëherë”, ka shkruar modelja.

Foto: Rose Bertram/Instagram

“Një festë e modës, futbollit dhe kulturës me pesë kontinente të përfaqësuara në një pistë të vetme dhe performanca të mahnitshme gjatë Kupës së Botës”, tha ajo sipër postimit.

Partneri i saj i përfolur Mbappe ndërkohë po zhvillon finalen e tij të dytë të Botërorit me Francën në stadiumin Lusail.

Foto: AP

Ylli i PSG-së fitoi turneun në vitin 2018 pasi mposhti Kroacinë në finalen e mbajtur në Rusi. /Telegrafi/

Foto: Rose Bertram/Instagram
Foto: Rose Bertram/Instagram