Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi lidhur me situatën e tensionuar në veri, ka kërkuar sot nga qeveria që mos të fshihët pas KFOR-it, por të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Kosovës.
Në të kundërtën sipas Krasniqit, qeveria duhet të deklarohet e paaftë për të qeverisur me vendin.
Kryetari i PDK-së, Krasniqi në një pronocim për KosovaPress, ka kërkuar nga Qeveria largimin e barrikadave nga veriu sa më parë.
Krasniqi duke u shprehur i shqetësuar për rrethanat e krijuara në veri, ka thënë se PDK ka kërkesë të qartë edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
“PDK ka qenë e qartë në kërkesën dhe ftesën e saj ndaj bashkërisë ndërkombëtare, që t’i denoncojë veprimet anti shtet ndaj Kosovës, të kontrolluara dhe të dirigjuara nga Beogradi zyrtarë në mënyrë të veçantë kundër bandave kriminale. Kjo do ishte si hap i parë i nevojshëm në mënyrë që pastaj të ketë një koordinim mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it për t’i lëvizur këto barrikada. Ne kemi pasur situata të tilla edhe në të kaluarën, por i kemi hequr barrikadat. Nuk mundet qeveria të fshihet pas KFOR-it, qeveria duhet ta zbatojë Kushtetutën dhe ligjet, përndryshe duhet ta deklarojnë paaftësinë e vet për të qenë qeveri e Kosovës”, thotë ai.
Ai theksoi se PDK tash e sa ditë ka kërkuar nga Qeveria heqjen e barrikadave.
“Ka disa ditë që kemi ftuar Qeverinë e Kosovës që të merret seriozisht me çështjen e barrikadave në veri. Nuk guxon që barrikadat të kthehen në normalitet, nuk të bëhen barrikadat pjesë e përditshmërisë, sepse qëllimi i bandave kriminale që i kontrollon presidenti serb Vuçiq që po i shtojnë këto barrikada dita ditës, është që këto të bëhen normaliteti i ri në veri. Do të ishte dështim i qeverisë dhe institucioneve udhëheqëse të vendit tonë nëse dorëzohen para kësaj qasje”, tha ai.
Sipas Krasniqit, po të kishte një insistim më të madh dhe më serioz të qeverisë do të rezultonte me heqjen e barrikadave.
“Jam i sigurt që një insistim serioz më i madh i qeverisë dhe i kryeministrit Albin Kurti në raport edhe me partnerët ndërkombëtar, në radhë të parë me KFOR-in, deri tash do të duhej të jepte rezultatet e veta. Ka disa ditë që kanë thënë: “Po presim pak”, u bë shumë, mund të bëhet tepër, por një ditë do të jetë vonë. Dhe ne do të vijmë një ditë që s’kemi me pasur mundësi me kthyer normalitetin që e kemi, e atëherë përgjegjësia do të jetë vetëm e qeverisë”, thotë ai.
Ndërsa, tash e nëntë ditë janë vendosur barrikadat në veri të vendit dhe janë mbyllur dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Kristof Le Rigoler: Maqedonia e Veriut është anëtare e besueshme e NATO-s
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj