Kalendari i tmerrshëm i Real Madridit pas Kupës së Botës: 17 ndeshje në më pak se dy muaj, në pesë gara
Datat zyrtare e Kupës së Botës për Klube ka alarmuar Real Madridin, pasi fillimi i vitit 2023 është një ‘bombë me sahat’ për Los Blancos me një kalendar të tmerrshëm dhe që do të testojë skuadrën me 17 ndeshje në më pak se 60 ditë.
Pa ndalesë nga data 30 dhjetor deri më 26 shkurt. Kështu përmblidhet rikthimi i skuadrës së Real Madridit pas Botërorit të Katarit. Në mes, La Liga, Copa del Rey, Superkupa e Spanjës, Kupa e Botës për Klube dhe Liga e Kampionëve. Sfidë e jashtëzakonshme për kampionin aktual të Evropës.
Pas përfundimit të Kupës së Botës, skuadra e bardhë do të përballet me një orar të jashtëzakonshëm gjatë dy muajve me dy ndeshje javore (për aq kohë sa ato vazhdojnë në Kupë dhe Superkupë) deri në takimin e madh në Anfield për të përfunduar me derbin e Madridit kundër Atleticos.
Një maratonë prej 17 ndeshjesh në pesë gara të ndryshme të ndarë në tre shtete në 59 ditë. Kthimi nga Katari në Spanjë, fluturimi për në Riad (Arabi), kthimi në Madrid, fluturimi për në Marok, kthimi në kryeqytetin e Spanjës dhe fluturimi për në Liverpool. Në mes, duelet e ligës kundër Athletic Bilbao, Real Sociedad apo Valencia dhe ‘bombat’ e mundshme që sjell Copa del Rey.
Në fakt, Los Blancos do të shohin sesi ndeshja e tyre në La Liga kundër Elches më 12 shkurt do të shtyhet për të përkuar me finalen e Kupës së Botës për Klube. Problemi vjen kur data më e arsyeshme për të rikuperuar atë ndeshje do të ishte në javën e vetme të pastër në dispozicion të lojtarëve të Ancelottit (1 mars), kështu që as atje nuk do të kishin as më të voglin afat.
Rrotacione të detyruara
Një orar i tillë do të vërë në provë Ancelottin, i cili pothuajse do të detyrohet të inkuadrojë edhe lojtarë që nuk ia ka përdorur shumë. Është koha për inkuadrimin e emrave si Nacho, Dani Ceballos, Eden Hazard dhe disa të tjerëve.
Në këtë 2023 me ethe nuk do të ketë justifikime, vetëm fakte. Kushdo që nuk është gati të zbresë nga treni sepse Carletto do të ketë nevojë për të gjithë për të kryer këtë sfidë.
Kalendari i Real Madridit
E premte 30 dhjetor: Valladolid – Real Madrid (La Liga)
E mërkurë, 4 janar: Copa del Rey (1/16)
E shtunë 7 janar: Villarreal – Real Madrid (La Liga)
E mërkurë 11 janar: Real Madrid – Valencia (Superkupa e Spanjës)
E diel 15 janar: Finalja e Superkupës së Spanjës (nëse kualifikohet)
E mërkurë, 18 janar: Copa del Rey (1/8)
E diel 22 janar: Athletic – Real Madrid (La Liga)
E mërkurë, 25 janar: Copa del Rey (çerekfinale)
E diel 29 janar: Real Madrid – Real Sociedad (La Liga)
E enjte 2 shkurt: Real Madrid – Valencia (La Liga)
E diel 5 shkurt: Mallorca – Real Madrid (La Liga)
E mërkurë, 8 shkurt: Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube
E diel, 12 shkurt: Finalja e Kupës së Botës për Klube ose Real Madrid-Elche* (La Liga)
E mërkurë 15 shkurt: Copa del Rey (gjysmëfinale)
E diel 19 shkurt: Osasuna – Real Madrid (La Liga)
E martë 21 shkurt: Liverpool – Real Madrid (Liga e Kampionëve)
E diel 26 shkurt: Real Madrid – Atletico Madrid (La Liga)
*R. Madrid-Elche shtyhet për në 7 ose 8 mars për të përkuar me Kupën e Botës për Klube
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMan City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian
Foda me disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Norvegjisë
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
E duan tre gjigantët e Ligës Premier, Benjamin Sesko i bënë të qarta ndjenjat e tij
"Real Madridi favorizohet nga gjyqtarët", presidenti i Barcelonës sulmon përsëri rivalët e urryer
Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani
Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb