Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq pas vizitës që realizoi të premten në Kosovë, gjatë hyrjes në Serbi, në pikëkalimin kufitar Merdar është ndaluar nga autoritetet atje ku po vazhdon të mbahet.
E lidhur me këtë sot është diskutuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku ministri Rashiq tha se është i shqetësuar pasi Trajkoviq vuan edhe nga diabeti dhe gjendja e saj mund të mos jetë e mirë.
“Dje këshilltarja ime është ndaluar në pikën kufitare në Beograd, në vendkalimin kufitar Merdar, më mirë të themi në dalje nga Serbia për katër orë”, tha Rashiq, i cili theksoi se pas ndalimit të parë ajo është liruar dhe ka realizuar takimet e saj në Kosovë, ndër të cilat ishte edhe me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Ai bëri të ditur se pasi Trajkoviq ka përfunduar takimet në Kosovë është takuar shkurtimisht me të dhe e njëjta është kthyer për në Serbi, raporton Telegrafi.
Sipas tij, në hyrje të Serbisë dikur rreth orës 19:00 ajo prapë është ndaluar nga autoritetet atje dhe se është ende në ndalim.
Ministri Rashiq bëri të ditur se Trajkoviq vuan nga diabeti dhe duhet të ketë tretman të rregullt.
“Mua më vjen keq për zonjën Trajkoviq, një grua me moral të lartë dhe u ka ndihmuar shumë njerëzve për të shpëtuar e për të marr këtë trajtim… e di që nuk është në kompetencën tonë por sot nëse do të kishte mundësi tu dërgohet shkresë shteteve të QUINT-it që gjëra të tilla të mos ndodhin sepse jam i brengosur….diabetikët duhet të ketë tretman të rregullt”, tha ai.
Ai bëri të ditur se e ka lutur policinë kufitarë të Kosovës që të shkojnë në Podujevë për t’i blerë insulinë dhe për këtë i falënderoi.
E lidhur me këtë, u shpreh edhe kryeministri Albin Kurti.
“Mua më vjen shumë keq që jemi në situatë të tillë. Do të shoh çfarë mund të bëjmë sot paradite në mënyrë që Trajkoviq të hyjë në Kosovë”, tha ai.
E ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dha informata për hapat që kanë ndërmarrë lidhur me këtë çështje, shkruan Telegrafi.
“Me të marr informacionet sot në mëngjes përmes zyrës sonë në Beograd kemi marr të gjitha hapat zyrtar për informim të Zyrës së BE-së e cila në një farë mënyrë është garanc për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Zyra jonë është aktive në përgatitje për të siguruar një lëvizje. Unë e di që edhe ambasadat e QUINT-it të cilat po ashtu kam kontaktuar janë në lëvizje, edhe në Beograd dhe në Prishtinë. Po shpresojmë që është çështje e një kohe të shkurtër kur zonja Trajkoviq do të mund të lëvizë”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3