Një histori e pazakontë e një ishulli i cili ndërron shtetin të cilit i takon çdo gjashtë muaj
Ishulli i Fazanëve njihet edhe si Ishulli i Konferencave, por edhe si një metaforë për paqen afatgjatë
Ishulli i Fazanëve është një ishull i vogël në kufij midis Spanjës dhe Francës, i cili çdo gjashtë muaj ndërron statusin e pronësisë midis dy shteteve.
Është i vendosur në lumin Bidasoa, në kufirin natyror midis Spanjës dhe Francës, ishulli kryesisht është i braktisur, por me një histori goxha magjepsëse dhe me statusin politik, transmeton Telegrafi.
Mbase sot nuk është një pjesë e botës me rëndësi të madhe, por situata ka qenë dukshëm ndryshe pra disa qindra vjetësh kur përfundimisht përfundoi lufta tridhjetëvjeçare ndërmjet Spanjës dhe Francës.
Të dy shtetet dërguan disa nga personalitetet e tyre më të rëndësishme në ishull për të negociuar, me ushtritë e tyre të grumbulluara në të dy anët e lumit, në rast se gjërat do të shkonin keq.
11 vjet e 24 samite më vonë, u arrit një marrëveshje dhe Ishulli i Fazanëve u bë Kondomiumi më i vogël në botë, nën sovranitet të përbashkët të dy kombeve.
Kur Franca dhe Spanja vendosën t’i japin fund luftës së tyre të gjatë, Ishulli i Pheasant u bë një metaforë për një paqe të qëndrueshme. Mbreti Louis IV i Francës u martua me vajzën e mbretit Filipi IV, Maria Tereza e Spanjës në një ishull të vogël, në qendër të tij u ngrit një monument për të përkujtuar marrëveshjen historike dhe më e rëndësishmja, u vendos që nga ai moment, të dy vendet do të kishte ruajtje të përbashkët të territorit, secili për gjashtë muaj të vitit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251