Për fillim, themi që nuk keni shumë energji për ditën që është para jush. Kur në mbrëmje të arrini të lodhur nga puna, me siguri e gjitha që dëshironi është që të strukeni në krevat dhe të flini gjumë të thellë
Prandaj, kur në mëngjes dielli t’i lëshojë rrezet në dritare të dhomës, pak “aksion” mund të tingëllojë gjithsesi ide e mirë, transmeton Telegrafi.
Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes.
Mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhur dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.
Pavarësisht a ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instinkt, apo komoditet seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e e mirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikanojugor, Glen Rowan.
“Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa” thotë dr. Fran Walfish.
Gazeta britanike “Metro” ka paraqitur nëntë arsyet pse seksi është më i mirë në mëngjes.
1. Pse jo? Jeni të zhveshur, të eksituar dhe në shtrat – seksi në mëngjes në këtë rast duket obligativ.
2. Spontaniteti është seksi. Seksi i mëngjesit është një moment i vjedhur. Kështu që, në vend se të kaloni orë të tëra në rregullimin e flokëve, në zgjedhjen e rrobave dhe “rutinat tjera mëngjesore”, thjesht hidhuni në shtrat dhe kryeni marrëdhënie seksuale.
3. Është i shpejtë. Meshkujt mund të befasohen kur të kuptojnë se femrat ndonjëherë nuk duan paralojë për orë të tëra, por thjesht duan të përjetojnë orgazëm. Andaj, seksi në mëngjes është i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë.
4. Do të jeni më të lumtur. Është vërtetuar se orgazma bën njerëzit që të ndihen më të qetë dhe të relaksuar. “Dita e mirë shihet në mëngjes”!
5. Do të jeni në formë më të mirë fizike. Seksi djeg më se 144 kalori për 30 minuta.
6. Do të jeni më të shëndetshëm. Një marrëdhënie e mirë seksuale ju rritë nivelin e IgA-së, një antitrup që ju ruan nga infeksionet.
7. Jeni më seksi në mëngjes. Flokë të çrregulluara dhe grimi i përshkëllirë – gjithkush duket më seksi në mëngjes.
8. Meshkujt janë më të eksituar në mëngjes. Periudha kur meshkujt janë në “majën” e eksitimit është pikërisht mëngjesi.
9. E ke gjithë ditën që ta kujtosh. Gjëja më e mirë për seksin e mëngjesit? Mund ta kujtosh pastaj gjatë gjithë ditës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të ndërtoni muskuj shpejt: Pesë truqe për të gjithë ata që nuk po vërejnë rezultate
Çfarë duhet të bëni kur në rrugë gjeni mace të sapolindura?
“Split” sistemi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre