LAJMI I FUNDIT:

PDK: VV po e bojkoton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë, kërkojmë votimin e menjëhershëm të tij

PDK: VV po e bojkoton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë, kërkojmë votimin e menjëhershëm të tij

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj kanë akuzuar sot deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin e Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policorë në Komisionin për Çështje të  Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Deputetja Ganimete Musliu në një konferencë për media tha se bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës.

“Sot përmes kësaj konference kemi dalë që ta shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me dështimin tri herë radhazi të Komisionit për Çështje të  Sigurisë dhe Mbrojtjes për të proceduar me Projektligjin Nr.08/L-160 që  rregullon Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.


Që nga 17 Nëntori 2022, me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje radhazi është pamundësuar kuorumi që të votohet në parim ky projektligj dhe t’i dërgohet seancës. Ky bojkotim i partisë në pushtet erdhi vetëm nga inati se këtë projektligj për Policinë e Kosovës e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës”, tha ajo.

Musliu më tej tha se këtë projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve: i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar.

“Përmes tij do të rregullohen dhe përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pensionin për zyrtarët policor të Policisë  së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre”, tha ajo.

PDK i bëri thirrje Qeverisë Kurti dhe deputetëve të Vetëvendosjes që t’i lënë anash inatet politike dhe ta mbështesin miratimin e këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës.

“Kurajo dhe angazhimi që ata kanë treguar së fundmi është tregues i qartë se ne kemi zyrtarë të gatshëm për të garantuar funksionimin e shtetit ligjor në tërë territorin tonë.

Por, gjithçka që u duhet është mbështetja e pa rezervë e Qeverisë së Kosovës ndaj tyre. Mosplotësimi i tërësishëm i nevojave dhe kërkesave të Policisë së Kosovës deri më tani është shqetësues. Ne kërkojmë që urgjentisht dhe pa vonesa, Qeveria të siguroj gjithçka që duhet, që policët tanë të kenë kushtet e nevojshme për të zbatuar rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës”, theksoi Musliu.

Ndërkaq, deputeti Rashit Qalaj tha se PDK do të insistojë që ky projektligj të kalojë.

“Ky ligj t’i mundësojë Policisë së Kosovë që t’i rris kapacitetet operacionale të saj gjithmonë duke pasur në konsideratë që policët e Kosovës që janë në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje të rënda të dalin sa më shpejtë në pension, ta kenë një pension të dinjitetshëm dhe gradualisht me pensionimin e tyre të rekrutohen gjenerata të reja të kadetëve policorë në Policinë e Kosovës”, tha Qalaj.

Po ashtu, PDK kërkon që Qeveria të veprojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës.

“Përveç Ligjit për Pensionim të Parakohshëm të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor, gjithmonë duke pasur parasysh gjendjen që e kemi sot, angazhimin e Policisë sidomos në komunat veriore të vendit, angazhimin e tyre me orar të zgjatur dhe në kushte shumë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e tyre”, theksoi Qalaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori