Personat me aftësi të kufizuara janë pjesa më e margjinalizuar e shoqërisë sonë në përgjithësi. Ata, përveç aftësive të kufizuara, fizike, intelektuale apo shqisore, përballen me barriera të ndryshme, shëndetësore, sociale, infrastrukturore, etj.
Ndërkaq, si pasojë e paragjykimeve, stereotipeve dhe të diskriminimeve, personat me aftësi të kufizuara ballafaqohen me vështirësi të mëdha si p.sh. në edukim, në punësim dhe integrimin në jetën publike.
Jusuf Fazliu nga Organizata “You Can Do It”, i cili ka pengesa me shikimin, ka deklaruar për Telegrafin se jeta për një person me aftësi të kufizuara në Kosovë është e vështirë.
Aktualisht Fazliu, është duke punuar si operator i thirrjeve në qendrën e Trafikut Urban në Prishtinë, mirëpo i njëjti thotë që mungesa e sinjalizimit për personat e verbër ia ka vështirësuar jetën.
“Si një person i verbër vështirësitë janë shumë të mëdha për mua. Duke filluar nga mungesa e infrastrukturës për personat e verbër sepse ne duhet të udhëtojmë çdo herë me ndonjë shoqërues ose taksi. Kjo sepse nuk kemi mundësi të lëvizim vetë në mungesë të rrugëve adekuate dhe sinjalizimit”, tha ai.

Tutje Fazliu iu bëri thirrje të gjithë personave me aftësi të kufizuara që të mos izolohen në shtëpi për shkak të pengesës që kanë, mirëpo të inkuadrohen në shoqëri, sepse janë pjesë e saj.
“Unë iu bëjë thirrje gjithë personave me aftësi të kufizuara të mos izolohen vetëm në shtëpi sepse kjo nuk është e nevojshme. Pavarësisht pengesave të cilat I kanë personat me aftësi të kufizuara duhet të ndihen të barabartë dhe duhet të angazhohen. Shembulli më i mirë është i imi unë punoj në trafikun urban, fatmirësisht aty janë kushtet e mira për personat e verbër. Unë punoj në qendrën e thirrjeve aty, por nuk është për mua kjo punë pasi që unë jam master i integrimeve evropiane njëherësh edhe sociolog”, tha ai.
Kurse sipas Pranvera Musajt, në shtetin e Kosovës personat në karrocë kanë vështirësi në qasjen e tregut të punës.
“Vështirësi kemi pas dhe kemi vazhdimisht jo vetëm për tu qasur në tregun e punës. Por falë përkrahjes që ma ka dhënë shoqata Handikos, unë kam arrit të punësohem si mbikëqyrëse e kamerave në një kompani, por unë jam e angazhuar edhe në disa projekte të tjera si aktiviste. Është jashtëzakonisht e vështirë sepse kushtet në shtetin tonë nuk janë të plotësuara për personat me aftësi të kufizuara e sidomos për personat në karrocë. Mungojnë kushtet edhe për arsimim dhe gjëra elementare. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive me vullnet dhe angazhim personat me aftësi të kufizuara mund të arrijnë diçka në jetë njëjtë si unë që kam arrit”, u shpreh Musaj.

Donika Ahmeti, zyrtarja për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në MBPZhR, tha se peronave me aftësi të kufizuara iu mungojnë shumë gjëra, duke filluar nga shenjat akustike, sinjalizuese dhe alfabeti i të verbërve.
“Në fakt personat me aftësi të kufizuara përballen me shumë vështirësi, se pari qasja iu mungon. Qasje do të thotë që në ashensor të kenë alfabetin e të verbërve po ashtu edhe shenjat akustike. Po ashtu mungojnë edhe infrastruktura e nevojshme për tu qasur në tregun e punës të njëjtit. Mesazhi im për ta është që të mos rrinë të mbyllur, të dalin t’i tregojnë shoqërisë që jemi të aftë të vazhdojmë të punojmë dhe jetojmë ashtu siç duam ne ”, deklaroi ajo.

Kurse të enjten e kaluar më 08 dhejtor në Prishtinë u mbajt Kongresi Botëror për Perosnat me Aftësi të Kufizuara, ku në këtë kongres morën pjesë personalitete vendore dhe ndërkombëtare, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, euro deputetja dhe njëherësh Raportuese për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker