LAJMI I FUNDIT:

Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara, Hovenier: Duhet të bëjmë më shumë për përmirësimin e personave me aftësi të kufizuara

Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara, Hovenier: Duhet të bëjmë më shumë për përmirësimin e personave me aftësi të kufizuara

Në Kongresin Botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara që po mbahet në Prishtinë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier tha se duhet të bëhet më shumë, për t’iu siguruar personave me aftësi të kufizuara një jetë të dinjitetshme.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, në hapjen e punimeve të Kongresit tha se ishte e vështirë  që ta sjellin personalitete ndërkombëtare në Kosovë, për të diskutuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.


“Ideja e këtij kongresi ishte që të marrin praktika të ndryshme nga vendet më të zhvilluara në botë, për t’i sjellë në Kosovë dhe për t’ua siguruar personave me aftësi të kufizuar një jetë me plot dinjitet dhe integrim të barabartë në shoqëri dhe natyrisht respektim të plotë të të drejtave të tyre”.

“Dikujt mund t’i duket shumë sfiduese ta sjellim botën në Kosovë. Por, duke pasur kontakte në çdo cep të saj u bë e mundur kjo gjë.  Më besoni që nuk kam lënë gurë pa lëvizur që kjo ngjarje të ndodhë në Kosovë”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier tha se duhet të bëhet më shumë, për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuara një jetë të dinjitetshme.

“Ne u angazhuam për ngritjen e kapaciteteve për personat me aftësi të kufizuara. Ne e kuptojmë se kemi shumë për të bërë vetë në Shtetet e Bashkuara, kështu që ne e bëjmë këtë si në vendin tonë ashtu edhe jashtë tij. Ne mund të avancojmë së bashku në të drejtat për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe për diversitete të tjera. Në një numër vendesh personat me aftësi të kufizuara përjetojnë kriza, kështu që qeveritë në mbarë botën duhet të kenë diversitete përfshirëse përgjigjen e planifikimit të krizës”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se në Kosovë ka ligje që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Mirëpo, sipas tij, si shumë ligje që nuk zbatohen, as ky ligj nuk është i zbatueshëm.

Konjufca tha se personat me aftësi kanë sfida të përditshme dhe për to duhet të ketë zgjidhje institucionale.

“Kjo ngjarje është forma më e mirë për ta përmbyllur këtë vit, i cili është shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara. Sfidat e përditshme të personave me aftësi të kufizuara kërkojnë adresim dhe zgjidhje institucionale, në shumë fusha. Ne duhet të punojmë që së bashku t’i luftojmë stigmatizimet për personat me aftësi të kufizuara. Shumë shpesh dëgjojmë fjalë që thuhet se Kosova ka ligje të mira, por në praktikë hasim në vështirësi për tu zbatuar. Në masë të madhe konsideroj që ky konstatim është i vërtetë”,  deklaroi Konjufca.

Organizimin e kongresit në Kosovë e mirëpriti edhe eurodeputetja dhe njëherësh Raportuese për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon.

Ajo tha se duhet të rritet bashkëpunimi në kongrese të tilla dhe të krijohen kushte punësimi dhe edukimi për personat me aftësi të kufizuara, pasi të njëjtit janë pjesë e shoqërisë.

“Organizimi i një kongresi të tillë është një mendim shumë i mirë. Kjo është arsyeja që ne kemi nevojë për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin aktiv e të gjithëve që sot janë aty. Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të jenë të diskriminuar, në punësim, në arsim dhe në kujdesin ndaj shëndetit, duke përfshirë këtu edhe kushtet e jetesës në përgjithësi. Personat me aftësi të kufizuara dëshirojnë të jenë pjesë e shoqërisë, sikurse gjithë të tjerët. Ata e kanë të vështirë të gjejnë një punë dhe përballen çdo herë më barriera që nuk duhet të jetë kështu”, tha ajo.

Në Kongres morën pjesë edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme dhe personalitete të tjera nga institucione vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori