LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas sulmit ndaj policisë në veri: Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë, do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi

Kurti pas sulmit ndaj policisë në veri: Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë, do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, ku grupe kriminale kanë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, si dhe kërcënimeve të Serbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se Serbia dëshiron kthim në kohën e Millosheviqit e të luftës dhe që çështja e Kosovës të kthehet në OKB e sa më larg Bashkimit Evropian.

Ndërsa, për Kosovën ka deklaruar se nuk dëshiron konflikt, por paqe e progres, megjithatë ka shtuar se “agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”.


“Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”.

“Tash që as targat e automjeteve dhe as datën e zgjedhjeve nuk mund t’i përdorin si pretekst, strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale u zbuluan në etjen e tyre për zjarr e gjak”, ka shkruar kreu i ekzekutivit, duke potencuar se çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.

Në fund, Kurti ka kërkuar që barrikadat e kriminelëve me maska në veri të largohen menjëherë.

“Ministri i brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia. Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori