LAJMI I FUNDIT:

Argjentina në epërsi: Messi asiston, Molina shënon

Argjentina në epërsi: Messi asiston, Molina shënon

Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Holandës në fundin e pjesës së parë.

Pas një fillimi jo të fortë dhe me raste, pas minutës së 30-të ndeshja u hap me raste.


Fillimisht provoi Rodrigo de Paul në minutën e 33-të, me një gjuajtje nga distanca, por Andries Noppert ishte në vend.

Pas dy minutash u zhbllokua ndeshja, kur Lionel Messi asistoi bukur te Nehuel Molina, i cili i vetëm me portierin shënoi për 1-0.

Në minutat në vijim na pret një ndeshje e bukur, pasi vështirë që Holanda do të pajtohet me këtë rezultat. /Telegrafi/