LAJMI I FUNDIT:

“Tërmeti Cristiano” – problemet e tij e kushtëzojnë Portugalinë, Ronaldo kërcënoi me largim

“Tërmeti Cristiano” – problemet e tij e kushtëzojnë Portugalinë, Ronaldo kërcënoi me largim

Gazeta portugeze Record ka publikuar një artikull ekskluziv ku flet për kërcënimin e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga ekipi i Përfaqësueses së Portugalisë, pas raporteve të tensionuara me trajnerin Fernando Santos shkaku i zgjedhjeve të tij, për të zëvendësuar në disa ndeshje dhe për ta lënë rezervë në takimin e fundit ndaj Zvicrës.

“Në nxehtësinë e bisedës me trajnerin, kur mësoi se nuk do të ishte në formacionin titullar…, mendoi për më të keqen”, nis të analizojë gazeta portugeze Record, momentet kyçe të Cristiano Ronaldos pasi mësoi për zëvendësimit të tij ndaj Zvicrës në Botërorin e “Katar 2022”.

Një bombë që nuk kanë ngurruar ta nxjerrin në pah në ballinën e gazetës së tyre: “Ronaldo kërcënoi të largohej”, shkruan titulli.


Ballina e gazetës Record

Historia nis me ndeshjen e fazës së grupeve mes Portugalisë dhe Koresë së Jugut. Në minutën e 65-të dhe me rezultatin 1-1, Fernando Santos vendosi të bëjë një lëvizje. Një ndryshim i trefishtë që dërgon Ronaldon në bankinë dhe që përfundon me një reagim kontrovers nga ‘CR7’ në fushë.

“Je në një nxitim të dreqit për të më larguar”, ishin fjalët që u përcollën nga media portugeze CMTV. Zemërimi ishte më se i dukshëm dhe përgjigja e trajnerit portugez nuk vonoi.

Zemërimi dhe zëvendësimi i Cristianos

“Kam parë imazhet e ndryshimit të Cristianos dhe nuk më pëlqeu aspak reagimi i tij. Por prej andej, këto çështje zgjidhen në shtëpi dhe është koha të mendojmë për ndeshjen e nesërme, në të cilën jemi të gjithë të fokusuar”, tha Fernando Santos në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Zvicrës.

Megjithatë, vendimi ishte marrë tashmë. Cristiano Ronaldo do të ishte zëvendësues në një ndeshje vendimtare për Portugalinë.

Santosit nuk i pëlqeu reagimi i Cristianos për ndryshimin… dhe futbollisti ishte akoma më pak i kënaqur kur mësoi se nuk do të shfaqej në 11-shen e parë kundër Zvicrës.

Sipas gazetës Record, sulmuesi portugez ka kërcënuar se do të largohet gjatë një diskutimi me trajnerin (një ekskluzivitet që federata portugeze e mohon). Ronaldos nuk i pëlqen roli që ka në këtë Botëror dhe e ka bërë të ditur.

Përveç kësaj, mediat portugeze sigurojnë se ylli portugez e rishikoi pozicionin e tij shumë shpejt pasi ishte i vetëdijshëm për rëndësinë e momentit dhe pasojat shkatërruese që mund të ketë në Kupën e Botës. Dhe është se në Portugali gjithçka duhet të jetë gëzim, pas fitores 6-1 ndaj Zvicrës, por hallet e vazhdueshme të Cristiano Ronaldos kushtëzojnë gjithçka.

Nuk u stërvit me zëvendësuesit e Portugalisë

‘Tërmeti Cristiano’ nisi dje. Titullarët stërviteshin në palestër dhe sulmuesi qëndroi me ta. Nga përqendrimi i Portugalisë ata siguruan se Ronaldo nuk kishte ndonjë shqetësim dhe se ishte në gjendje perfekte, ndaj ishte për t’u habitur që ai nuk ishte me grupin e zëvendësuesve që punonin në fushën e stërvitjes.

Një vendim që habiti shtypin portugez, i cili e ka zhvendosur kampin e tij në Katar. Të gjithë prisnin që Cristiano të dilte me grupin e futbollistëve që nuk luajtën nga minuta e parë, për të kryer ushtrime të ndryshme nga titullarët, të cilët punonin me intensitet më të ulët për shkak të ngarkesës së minutave, por numri 7 nuk u shfaq në ‘vend trajnimi’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Merr fund aventura e Neymarit tek Al Hilal – braziliani ka arritur marrëveshje me klubin e ri

Merr fund aventura e Neymarit tek Al Hilal – braziliani ka arritur marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht

Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda konfirmon dy mungesa për ndeshjen ndaj Lituanisë – kërkon nga ekipi përkushtim maksimal

Foda konfirmon dy mungesa për ndeshjen ndaj Lituanisë – kërkon nga ekipi përkushtim maksimal

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, Kosova është Kosovë

Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, Kosova është Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori