LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i AAK-së: Në këtë krizë, tërheqja e Trustit është zgjidhje e drejtë

Tahiri i AAK-së: Në këtë krizë, tërheqja e Trustit është zgjidhje e drejtë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e 30% të kursimeve pensionale.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Tahiri u shpreh se e vetmja mënyrë për t’ua lehtësuar pak jetesën, është tërheqja e trustit, respektivisht skemës, siç është përcaktuar tek neni 12.


“E kuptoj edhe pjesën procedurale, por jemi në mes të një vendimi të thjeshtë se a duam t’ua lehtësojmë apo jo jetesën kësaj kategorie të njerëzve. Ata që janë në punë dhe marrin pagën 300-400 euro, janë rast social. Nuk është një vendim i lehtë, sepse preket skema pensioanle, por po ashtu ua lehtësojmë jetesën rreth 250-300 mijë njerëzve”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Tërheqja e Trustit!

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku diskutuam plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale deklarova:

– A del dikush që donë t’i tërheq nga qejfi kursimet e veta? Jo.
– A e kemi gjendjen e zakonshme, normale, që ne të sillemi në formën normale? Jo. E kemi një gjendje të jashtëzakonshme.
– Këto para, a janë individuale, apo para të shtetit? Janë para individuale, të njerëzve që punojnë.

Dora e shtetit te njerëzit që janë në marrëdhënie pune, po arrin më vështirë, se sa tek qytetarët që janë në skema sociale. Skemat sociale, pak a shumë janë duke u organizuar, siç ishte mbështetja për studentë, pensionistë, ndihma këto, që në një masë të caktuar, ia japin një vlerë të shtuar të hyrave të tyre, që i kanë për jetesë.

Përderisa punëtorët e sektorit publik dhe privat, që kanë para të kursyera, nuk kanë qasje në dorën e shtetit dhe në përfitime. E vetmja mënyrë për t’ua lehtësuar pak jetesën, është tërheqja e trustit, respektivisht skemës, siç është përcaktuar te neni 12.

E kuptoj edhe pjesën procedurale, por jemi në mes të një vendimi të thjeshtë se a duam t’ua lehtësojmë apo jo jetesën kësaj kategorie të njerëzve. Ata që janë në punë dhe marrin pagën 300-400 euro, janë rast social. Nuk është një vendim i lehtë, sepse preket skema pensioanle, por po ashtu ua lehtësojmë jetesën rreth 250-300 mijë njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori