LAJMI I FUNDIT:

730 gazetarë dhe 14 delegacione në Tiranë, detajet e samitit të BE-së

730 gazetarë dhe 14 delegacione në Tiranë, detajet e samitit të BE-së

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e konsideron mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balluku u shpreh se sonte mbërrijnë 14 delegacione si dhe janë akomoduar 730 gazetarë.

Ajo bëri të ditur se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbërrijë sonte në kryeqytet.


Lidhur me protestën që do të organizojë Partia Demokratike, Balluku nënvizoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Do të jetë Presidentja Osmani, e cila mbërrin sonte. Një pjesë e delegacioneve mbërrin sot në Shqipëri. Më shumë se 14 krerë shtetesh vijnë sot, duke nisur nga pasditja deri në darkë vonë. Edhe Presidentja e Kosovës do të jetë prezente, duke aksesuar Tiranën që sonte. Në Tiranë, gjatë 48 orëve të fundit, janë akredituar më shumë 730 gazetarë të huaj, vëmendja do të jetë e përqendruar në Tiranë nesër. Ky është eventi më i madh që ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor”, tha Balluku.

“Unë nuk e di, besoj se është supozim nga ana jote nëse gazetarët do të kenë kohë nesër që të merren me një protestë diku nëpër rrugët e Tiranës, ndërkohë që në Tiranë, nesër është skena më e madhe politike e Evropës. Duke thënë këtë, besoj se e kupton dhe ti, e kuptojnë të gjithë se sa sekonda do të harxhohen. Pastaj, protestat janë një normalitet i plotë. Kujtoj mbledhjet e G-7 apo të G-20 ku ka gjithmonë protesta dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, theksoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori