LAJMI I FUNDIT:

Dimitar Kovaçevski do ta udhëheq delegacionin e RMV-së në Samitin e Tiranës

Dimitar Kovaçevski do ta udhëheq delegacionin e RMV-së në Samitin e Tiranës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor, nesër do të marrë pjesë dhe do të flasë në Samitin Bashkimi Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit e Samitit do të priten nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku është paralajmëruar edhe prania e përfaqësuesve të lartë evropianë Charles Michel dhe Von Der Leyen, si dhe kryeministrave të Belgjikës, Luksemburgut dhe vendeve të tjera evropiane.


Në Samit, vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë një deklaratë me BE-në për forcimin e bashkëpunimit në disa segmente, e cila siguron kushte dhe përfitime më të mira për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Samitin e Tiranës, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë edhe në dy panel diskutime, në fokus të të cilave do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurimi i demokracisë, paqes dhe lirisë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet vendet në përballjen e përbashkët me sfidat e imponuara nga kriza ekonomike dhe energjitike.

Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski në Tiranë janë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori