Papunësia në Kosovë brenda tre muajve të vitit 2021 kishte shënuar rritje me 1.3 për qind, thuhet në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore, tremujori i katërt 2021“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave (ASK).
Sipas ASK-së, kjo rritje e papunësisë te meshkujt ishte me 1.7 për qind përderisa te femrat 0.2 për qind, duke shtuar se papunësia në tremujorin e katërt të 2021-së ishte 19 për qind.
“Papunësia më e theksuar është te femrat me 24.1 për qind krahasuar me meshkujt me 17 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup-moshat 15-24 vjeçare me 34.6 për qind. Në tremujorin e katërt të 2021-së, fuqia joaktive ishte mjaft e lartë, me 60.8 për qind me fokus të veçantë te femrat me 77.9 për qind krahasuar me meshkujt me 43.7 për qind”, thekson ASK-ja, shkruan Telegrafi.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 8 për qind, ku te meshkujt ishte 7.3 për qind përderisa te femrat 9.4 për qind.
Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë apo 34.6 për qind dhe shkalla e papunësisë te rinia e gjinisë femërore është më e lartë me 43.1 për qind krahasuar me meshkujt me 30.6 për qind.
Në këtë tremujor, të rinjtë në Kosovë kishin dy herë më shumë gjasa të ishin të papunë në krahasim me të rriturit, me asnjë diferencë midis meshkujve dhe femrave.
Shkalla e punësimit për tremujorin e katërt 2021 ishte 31.7 për qind. Punësimi me i lartë ishte te meshkujt me 46.7 për qind, ndërsa punësimi te femrat ishte 16.8 për qind.
Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 48.6 për qind të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, prodhimit dhe ndërtimtarisë me 38.2 për qind.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 15.1 për qind, prodhimi me 10.4 për qind, ndërtimtaria me 9.1 për qind dhe arsimi me 8.8 për qind.
Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 46.4 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 53.6 për qind kanë kontratë të përkohshme.
Pagat neto të shumicës së punonjësve ishin midis 400 euro deri 500 për qind në muaj.
93.2 për qind e të intervistuarve raportuan se punojnë me orar të plotë në punën e tyre kryesore. Arsyet e të punuarit me orar të pjesshëm dallojnë midis dy gjinive, pasi gratë, duke marrë përsipër më shumë rolin e kujdesit brenda familjes, reduktojnë orët në dispozicion për punësim.
10.8 për qind e personave të punësuar i përkiste kategorisë së punësimit të paqëndrueshëm. Kjo do të thotë se ata ose janë të punësuar në biznesin e tyre ose kontribuojnë në një biznes familjar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova