Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ora e parë e mësimit, ditën e premte i është kushtuar temës për personat me aftësi të kufizuara.
Nagavci përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se të premten bashk me përfaqësues të Handikos-it kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli”, në Prishtinë.
Ku siç ka shkruar ajo nga bashkëbisedimi me nxënës ka kuptuar që secili prej tyre janë të gatshëm të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar dhe se sa e rëndësishme është kjo ndihmë.
“Me vendimin tim, në të gjitha shkollat e Kosovës, të premten ora e parë e mësimit i është kushtuar kësaj teme me qëllim vetëdijësimin e nxënësve mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Në linjë me këtë, bashkë me përfaqësues të Handikos vizituam dje shkollën ‘Qamil Batalli’, në Prishtinë ku morëm pjesë në një orë mësimore në të cilën mësuesja po trajtonte temën e Aftësisë së Kufizuar. Nga bashkëbisedimi me nxënës e kuptova se secili prej tyre janë të gatshëm të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar dhe se sa e rëndësishme është kjo ndihmë”, ka thënë ajo.
Ndërsa, tutje ka shkruar se si Qeveri e Republikës së Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime sa i përket aftësisë së kufizuar.
“Fillimisht, vitin 2022 Qeveria e ka shpallur Vit të Aftësisë së Kufizuar. Vitin 2023 do ta përmbyllim me 500 asistentë për këta fëmijë. Kemi ndarë buxhetin për Sintezën Vokale për personat e verbër e cila mund të përdoret nga viti i ardhshëm. Po ashtu jemi në proces të akreditimit të programit për aftësimin e personave që njohin gjuhën e shenjave. Si Ministri e Arsimit mbesim të përkushtuar që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë qasje të barabartë e arsim cilësor”, ka thënë ndër të tjera ministrja Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker