LAJMI I FUNDIT:

Tre gola për pikët e plota dhe kalimin në fazën tjetër, Zvicra me Xhakën dhe Shaqiri gjunjëzojnë sërish serbët

Tre gola për pikët e plota dhe kalimin në fazën tjetër, Zvicra me Xhakën dhe Shaqiri gjunjëzojnë sërish serbët

Zvicra ka mposhtur sërish Serbinë me rezultat 3-2 për të treguar forcën dhe për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Vetëm pas 20 minutave lojë erdhi goli i parë në ndeshje, kur Djibril Sow asistoi te Xherdan Shaqiri i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 0-1.


Serbët arritën të rikthehen në lojë, kur shënuan dy gola në minutat 26 e 35 për 2-1.

Por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi një minutë para fundit të pjesës së parë Zvicra barazoi shifrat në 2-2.

Ishte një aksion i bukur me Widmer që asistoi për mrekulli te Breel Embolo që realizoi për 2-2 nga afërsia.

Me rezultatin baras përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Zvicra e ka nisi për mrekulli pjesën e dytë, kur vetëm pas tre minutave lojë rikthyen epërsinë.

Ka qenë një aksion spektakolar i zviceranëve i nisur pikërisht nga ylli i madh kosovar, Xherdan Shaqiri.

Gjilanasi harkoi bukur në zonë te Vargas i cili me thembër asistoi te Remo Freuler i cili realizoi për 3-2.

Gola më nuk pati në këtë sfidë, por tensionet nuk munguan në disa momente të ndryshme deri në fund.

Humbësit e kësaj sfide provokonin gjatë gjithë kohës dhe qëllimi i tyre ishte për t’i nxjerrë nga kontrolli lojtarët e Zvicrës, por në dy raste Granit Xhaka ua tregoi vendin atyre. 

Gjithsesi Zvicra arriti ta menaxhoj mirë ndeshjen dhe mori fitoren për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Botës, pasi del nga Grupi me gjashtë pikë nga pozita e dytë.

Në rrethin tjetër Zvicra do të përballet me Portugalinë në 1/8 e finales në Kupën e Botës, derisa serbia do të kthehet në shtëpi pasi nuk ka lënë asnjë gjurmë në Katar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori