LAJMI I FUNDIT:

Wojciech Szczesny, eksperti i penalltive përballë Messit – polaku ishte afër të linte futbollin pasi theu dy krahët

Wojciech Szczesny, eksperti i penalltive përballë Messit – polaku ishte afër të linte futbollin pasi theu dy krahët

Robert Lewandowski, doli si ‘Lojtari i ndeshjes’ pas fitores së Polonisë ndaj Arabisë Saudite (2-0), por shumë mendojnë që këtë çmim e meritoi Wojciech Szczesny.

Portieri i Juventusit, vazhdoi pa pësuar gol në Kampionatin Botëror, ishte me veshjen e ‘Supermanit’, pasi bëri ndërhyrje të mrekullueshme në dy raste te penaltia, në kohën shtesë të pjesës së parë. Szczesny priti penalltinë e Salem Al-Dawsarit dhe devijoi goditjen e Al Burayk pas në sekonde.


Si të mos mjaftonte kjo, në minutën e 55′ ai ia mohoi sërish golin Al-Dawsarit me një pritje të bukur.

“Pritja e dytë pas penalltisë është shumë më e vështirë. Ishte vërtet vendimtare. Portierët nuk mund të shënojnë gola, kështu që të mbrosh një penallti në një Kupë Bote është më e mira që mund të bëjmë”.

“Tek Juventus kemi zhvilluar një metodë për të analizuar gjuajtësit. Në dy vitet e fundit kemi pritur po aq penallti sa kemi pësuar. Unë do të thoja që metoda funksionon”, ka thënë numri 1 polak.

Numrat, në Serie A, e tregojnë këtë gjë: ai ka pritur tre nga gjashtë penalltitë e fundit.

Leo Messi, i radhës?

Ish-i i Barcelonës mund të jetë viktima e tij e radhës në ‘finalen’ për të shkuar në mesin e 16 më të mirave. “Dëshiron të përballesh me më të mirët dhe Messi është njëri prej tyre. Leo, si gjuajtës penallti, është i vështirë për t’u analizuar. Unë do të jem gati, por shpresoj që të mos ketë penallti”, deklaroi polaku.

Është e vërtetë që Polonisë i kryen punë edhe barazimi. “Nuk do të them se do të luajmë për të barazuar… por do të nënshkruaja menjëherë për 0-0”, nënvizoi ai.

Një dëmtim i rëndë për pak i kushtoi me largimin nga futbolli

Szczesny është një nga emrat më të spikatur në këtë Kupë të Botës, por në vitin 2008, në moshën 18-vjeçare, si pjesë e skuadrës së të rinjve të Arsenalit, ai pothuajse u detyrua të ‘varte dorezat’ për shkak të një aksidenti.

“Isha në palestër duke bërë pesha, humba ekuilibrin dhe e gjithë pesha ra mbi mua. I theva të dy parakrahët, por mbaj mend që shokët e skuadrës nuk e dinin nëse do të qeshnin apo të qanin”, kujton Szczesny.

Portieri polak kaloi një moment shumë të keq: “Ishte shumë e vështirë, ndoshta gjëja më e vështirë që më ka ndodhur në jetën time. Për katër muaj nuk munda të luaja futboll. Kjo ndikoi në gjithë jetën time. Nuk munda ta bëja gjërat e përditshme. Isha në depresion… … por kurrë nuk dyshova se do të shërohesha”, ka përfunduar rrëfimin e tij Szczesny. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori